Deputetja e pavarur, Marjana Koçeku, ka reaguar edhe sot ndaj kryeministrit Rama i cili ka ndryshuar foton e profilit dhe cover-in në Facebook, në flamingo me qëllim të qartë manipulimin e imazhit personal në rrjetet sociale.
Ndryshimi vjen në një kohë kur vendi është përfshirë nga protestat masive, të cilat tashmë quhen “Revolucioni i Famingove”.
Në vend të flamingove, Koçeku i sugjeron të vendosë kullën në qendër të Tiranës, mbrapa Pallatit të Kulturës, e emërtuar “Tirana Rock”. Kulla e cila nisi si simbol i Skënderbeut pas ndërtimit fasada ngjason më shumë me kryeministrin Edi Rama sesa me Skënderbeun.
“Mund t’ia sugjeroni për foto profile” shkruan Koçeku duke i kujtuar se ajo çfarë bëri Rama në mandatet e tij të qeverisjes nuk ishte mbrojtja e natyrës por ngritja e kullave dhe e betonit.
Flamingot ishin një nga simbolet krysore të protestës e cila fillimisht nisi kundër zhvillimit të projektit në Zvërnec dhe përfundoi në kërkesën për dorëheqjen e tij.
Protestat sot kanë hyrë në ditën e 26-të të saj poshtë dritares së kryeministrit kërkojnë dorëheqjen e tij.

© SYRI.net