Shqiptarët e Tuzit votojnë për kryetarin e komunës

Shqiptarët e Tuzit votojnë për kryetarin e komunës

08:21, 05/03/2023
A+ Aa A-

Në komunën me shumicë shqiptare të Tuzit në Mal të Zi këtë të dielë mbahen zgjedhjet vendore, ku garojnë katër koalicione dhe tri parti politike.

Alternativa Shqiptare e kryetarit aktual të Tuzit, Nik Gjeloshaj, është bashkuar me Lidhjen Demokratike të Shqiptarëve, Unionin Kombëtar Shqiptar dhe Lidhjen Demokratike të Malit të Zi nën emrin “Forumi Shqiptar”.

E në krahun tjetër është koalicioni nga Partia Demokratike Socialiste, e presidentit aktual Milo Gjukanoviq, Socialdemokratët, Partia Boshnjake dhe Unioni Demokratik i Shqiptarëve, shkruan Zëri i Amerikës.

Zgjedhjet e së dielës janë të dytat që nga ndarja e kësaj bashkësie lokale nga komuna e Podgoricës në vitin 2018. Të dielën për këto zgjedhje do të hapen 30 vendvotime, ku të drejtë vote do të kenë mbi 12,000 votues.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco