Baçi: Alibasha dhe Lulbrava, mercenarët e Ramës që bëjnë lojë të dyfishtë dhe luajnë me demokratët

Baçi: Alibasha dhe Lulbrava, mercenarët e Ramës që bëjnë lojë të dyfishtë dhe luajnë me demokratët

22:46, 04/03/2023
A+ Aa A-

Deputeti i PD-së Luan Baçi ka reaguar në lidhje me ‘ftesën’ e bërë nga deputetë apo përfaqësues të Enkelejd Alibeaj për ‘bashkim’.

Në postimin e tij në Facebook, Baçi thekson se, mercenarët e Ramës vazhdojnë me hipokrizinë dhe pafytyrësinë që i karakterizon, të bëjnë lojë të dyfshtë dhe të lozin me ndjenjat e demokratëvë.

‘Alibasha dhe Lulbrava mendojne se me "vulen" e Rames do genjejne demokratet dhe na bejne "ftese" per "bashkim". Bashkimi behet me vote dhe demokratet kane votuar strukturat drejtuese,  nga seksioni dhe deri te kryetari i partise prof dok Sali Berishen! Si dhe kane zgjedhur me nje anetar nje  vote kandidatet per kryetar bashkie te PD!’, shkruan Baçi.

Postimi i plotë:

Alibasha dhe Lulbrava mendojne se me "vulen" e Rames do genjejne demokratet dhe na bejne "ftese" per "bashkim"

Bashkimi behet me vote dhe demokratet kane votuar strukturat drejtuese,  nga seksioni dhe deri te kryetari i partise prof dok Sali Berishen! Si dhe kane zgjedhur me nje anetar nje  vote kandidatet per kryetar bashkie te PD!

Mercenaret e Rames vazhdojne me hipokrizine dhe pafytyrsine qe i karakterizon, te bejne loje te dyfshte dhe te lozin me ndjenjat e demokrateve!

Boll eshte boll, ka ardhur momenti, qe kush eshte me demokratet dhe votuesit e tyre te bashkohet me ta, kush eshte me Ramen dhe Alibashen te vazhdoj me ta!

Nuk mund te thuash jam me demokratet, ti takosh ata sa per tu hedhur hi syve dhe mos te njohesh strukturat e votuara nga ata demokrat qe takon!

Boll bet te zgjuarin se na i shpifet!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco