Elona Mihali - Gjyqtarja e Apelit që bëri pronarë në Dhërmi të dënuarit për falsifikim

Elona Mihali - Gjyqtarja e Apelit që bëri pronarë në Dhërmi të dënuarit për falsifikim

22:27, 04/03/2023
A+ Aa A-

Elona Mihali, gjyqtare e Gjykatës së Apelit ishte relatore e çështjes së vulës së PD. 

Data 3 mars 2023 do të memorizohet si dita kur në Shqipëri me vendim gjykate u vra pluralizmi politik me firmën e tre gjyqtarëve Astrit Kalaja, Irida Kaçerja dhe Elona Mihali.  

Këta gjyqtarë iu bindën urdhrit të Edi Ramës dhe Yuri Kim për të mbajtur vulën e Partisë Demokratike, kundrejt vullnetit të votuesve dhe anëtarësisë. 

Por kush është gjyqtarja relatore Elona Mihali?

Ajo e ka kaluar Vettingun pa ankesë nga institucionet që bëjnë filtrimin e gjyqtarëve dhe ILD.

Në fakt, mbi gjyqtaren në fjalë ka akuza nga më të rëndat që kompromentojnë aktivitetin e saj në sistemin e drejtësisë. 

Elona Mihali akuzohet se i ka dhënë 546 mijë metra katrorë tokë në Dhërmi disa të dënuarve për falsifikim të dokumenteve, me një vendim gjyqësor korruptiv. 

Image

Shkelje për të cilën gjyqtarja Mihali nuk është ndëshkuar dhe as nuk rezulton që të jetë hapur ndonjë procedim disiplinor ndaj saj. 

Ndërsa një ditë më parë me kompetencë të plotë i dha një goditje të rëndë demokracisë dhe pluralizmit në vend, duke instaluar monizmin. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco