VIDEO/ Juristi i Bashës zbardh planin: Rama na jep godinë tjetër, selia e PD t'i kalojë ish-pronarëve

20:08, 04/03/2023
A+ Aa A-

Pa kaluar 24 orë nga vendimi skandaloz dhe i paprecedentë i Gjykatës së Apelit kundër PD-së, detajet që zbardhen janë tronditëse. 

Edi Rama urdhëroi Gjykatën të mbante peng vulën e PD edhe për ca kohë. 

Urdhër i dhënë në koordinim me Lulzim Bashën dhe ndërhyrjen e ambasadores së SHBA. 

Mirëpo kjo nuk është e gjitha. 

Pas sekuestrimit të vulës menjëherë kanë nisur përpjekjet për të bërë të njëjtën gjë edhe me shtëpinë e demokratëve, selinë e Partisë Demokratike. 

Juristi i Lulzim Bashës, Besart Logu, ka deklaruar në një studio televizive se godina e PD duhet t'i rikthehet ish-pronarëve.

"Nuk do të ketë një 8 janar të dytë. Heq dorë nga ajo seli, i kërkon shtetit të të pajisë me një seli tjetër. Në mos gaboj ajo është pronë që i është kthyer ish-pronarëve. Heq dorë nga ajo godinë dhe Berisha të merret me ish-pronarët", ka thënë ai.

SYRI e kishte paralajmëruar që Basha kishte rënë dakord me ish-pronarët që te godina e PD të ndërtohen kulla, dhe ish-pronarët pas garancisë së Lulzim Bashës kishin dorëzuar projektin në bashki.

Vetëm kosto e projektit për në bashki kushtonte më shumë se një milion euro. Kush do të shpenzonte një milion euro pa garancinë e atij që ka në përdorim pronën se është dakord të lirojë pronën?

Pastaj për përqindjen që do të merrte Basha, Erion Isufi, Edi Rama dhe Erion Veliaj do të shihej në vazhdim. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco