‘Tezat e PS se PD nuk fiton kurrë zgjedhje’/ Manjani: Përse qeveria ka frikë dhe e ndalon të hyjë në garë?

‘Tezat e PS se PD nuk fiton kurrë zgjedhje’/ Manjani: Përse qeveria ka frikë dhe e ndalon të hyjë në garë?

20:01, 04/03/2023
A+ Aa A-

Analisti Ylli Manjani ka reaguar në lidhje me tezat që hedh përditë në media qeveria moniste e Edi Ramës nëpërmjet zallnecëve të saj në media se, ‘PD nuk bën, ka mbaruar’, ‘PD nuk është alternativë’, ‘PD nuk fiton dot zgjedhje’.

‘Në rregull, po e pranojmë se PD nuk fiton dot zgjedhje, atëhere përse qeveria e ndalon të hyjë garë?! A nuk fiton zgjedhje, pse ka frikë qeveria?!’, shkruan Manjani në Facebook.

Postimi i plotë:

"PD nuk bën, ka mbaruar."

"PD nuk është alternativë."

"PD është fajtore për çdo gjë që ndodh". Saliu po e po.

"PD nuk fiton kurrë zgjedhje."

Këto janë tezat publike që artikulon qeveria moniste nëpërmjet zallnecëve të saj në media.

Në rregull, po e pranojmë se PD nuk fiton dot zgjedhje, atëhere përse qeveria e ndalon të hyjë garë?!

A nuk fiton zgjedhje, pse ka frikë qeveria?!

Ja kësaj pyetje të na i përgjigjen pak zallnecët.  

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco