Protesta dhe vula e PD, Peka: Sot sheshi tregoi që ka një palë dhe jo dy në proces!

Protesta dhe vula e PD, Peka: Sot sheshi tregoi që ka një palë dhe jo dy në proces!

15:00, 03/03/2023
A+ Aa A-

Nga deklarata e analistit Çim Peka sot në SYRI TV, pas protestës së opozitës dhe në vazhdim të gjyqit në Apel për çështjen e vulës së Partisë Demokratike.

"Kjo protestë, - tha Peka, -  duket i se dha mundësinë gjykatës për një çështje ku të shprehet se nuk ka dy palë, ka një palë! Pra, kishim një palë në shesh dhe dikë tjetër që mbrëmë postuan foton e tij duke udhëtuar për në Holandë, që pretendon se është kryetar partie!

Në qoftë se ka dy palë, edhe pala tjetër duhet të tregonte sot se ekziston. Por nuk ekziston. Ne pamë zotin Berisha me mijëra demokratë në shesh dhe pamë mbrëmë Lulzim Bashën në Romë në orën 20:00 duke udhëtuar për në Holandë, Amsterdam dhe dy përfaqësues të “Guvernatores” Yuri Kim në gjykatë sot, që pretendojnë se janë palë të mbajnë vulën!

Pra, kushdo të shikojë pasqyrën nëse ka palë apo nuk ka dy palë apo ka vetëm një palë, sot shqiptarët e morën. E kanë marrë edhe më përpara, po sot është krejt e qartë. Pra, nuk kishim dy palë, kishim vetëm një palë: një palë në shesh dhe dikë që pretendon se është kryetar partie duke udhëtuar për në Amsterdam; e fotografuan mbrëmë në Romë në 20:00 - dhe Yuri Kim që dërgon dy përfaqësuese të ambasadës në gjykatë! Se çfarë pune ka kjo zonjë, këtë nuk ka politikan, analist, diplomat në botë që e justifikon, sepse për ta shpjeguar është e qartë.

Sot, de facto, ne nuk jemi më 3 mars 2023, ne jemi ekzakt në dhjetor 1990 kur shqiptarët kanë dalë në shesh për pluralizëm.

Por ndryshe nga 1990, kur amerikanët dhe përfaqësuesit e tyre që erdhi pak më vonë ishte pro-pluralizmit, sot kanë një ambasadore që sillet si ambasadore e Koresë që po shkon në gjykatë kundër pluralizmit sepse, mjafton të shikojmë sheshin ku ishin demokratët dhe palën tjetër që pretendon prej saj, e cila nuk ekziston, por ka marrë fluturimin një individ i vetëm për në Amsterdam për të kuptuar se nuk ka dy palë, ka një palë."

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco