Peka: Yuri Kim, të sfidoj me prova, je përfshirë në korruptim politik të gjykatës!

Peka: Yuri Kim, të sfidoj me prova, je përfshirë në korruptim politik të gjykatës!

15:10, 03/03/2023
A+ Aa A-

Sot, në ditën e protestës kombëtare të opozitës dhe në pritje të vendimit për vulën e Partisë Demokratike, analisti Çim Peka e ka akuzuar ambasadoren amerikane Yuri Kim si të inkriminuar kundër pluralizmit në Shqipëri dhe e sfidoi, duke zotëruar prova me mesazh në celular, se ambasadorja ka ndërhyrë tek një zyrtar i lartë i PS-së për të përfshirë Enkelejd Alibeajn si palë në gjyqin për vulën e PD-së.

“Yuri Kim, po e them, - deklaroi Peka sot në SYRI TV duke treguar sms në celularin e tij, -  ka shkuar në zyrën e një zyrtari shumë të lartë të Partisë Socialiste në orën 14:00, një ditë para vendimit. Ai ishte me ngut për në Rinas dhe zonja i thotë “më prit vetëm 30 minuta” ku i ka kërkuar me çdo kusht të futet për të ndihmuar Alibeajn të konsiderohet palë”

Ndiqni deklaratën e fortë të Pekës gjatë intervistës në studio:

Z. Peka, çfarë mesazhi ka dhënë kjo protestë e sotme? Zgjati rreth dy orë, ndërkohë gjykata vazhdon. Cili ishte qëllimi?

Çim Peka: Kjo protestë duket i se dha mundësinë gjykatës për një çështje ku të shprehet se nuk ka dy palë, ka një palë! Pra, kishim një palë në shesh dhe dikë tjetër që mbrëmë postuan foton e tij duke udhëtuar për në Holandë, që pretendon se është kryetar partie! Në qoftë se ka dy palë, edhe pala tjetër duhet të tregonte sot se ekziston. Por nuk ekziston. Ne pamë zotin Berisha me mijëra demokratë në shesh dhe pamë mbrëmë Lulzim Bashën në Romë në orën 20:00 duke udhëtuar për në Holandë, Amsterdam dhe dy përfaqësues të “Guvernatores” Yuri Kim në gjykatë sot, që pretendojnë se janë palë të mbajnë vulën.

Pra, kushdo të shikojë pasqyrën nëse ka palë apo nuk ka dy palë apo ka vetëm një palë, sot shqiptarët e morën. E kanë marrë edhe më përpara, po sot është krejt e qartë. Pra, nuk kishim dy palë, kishim vetëm një palë: një palë në shesh dhe dikë që pretendon se është kryetar partie duke udhëtuar për në Amsterdam; e fotografuan mbrëmë në Romë në 20:00 - dhe Yuri Kim që dërgon dy përfaqësuese të ambasadës në gjykatë! Se çfarë pune ka kjo zonjë, këtë nuk ka politikan, analist, diplomat në botë që e justifikon, sepse për ta shpjeguar është e qartë.

Sot, de facto, ne nuk jemi më 3 mars 2023, ne jemi ekzakt në dhjetor 1990 kur shqiptarët kanë dalë në shesh për pluralizëm. Por ndryshe nga 1990, kur amerikanët dhe përfaqësuesit e tyre që erdhi pak më vonë ishte pro-pluralizmit, sot kanë një ambasadore që sillet si ambasadore e Koresë që po shkon në gjykatë kundër pluralizmit sepse, mjafton të shikojmë sheshin ku ishin demokratët dhe palën tjetër që pretendon prej saj, e cila nuk ekziston, por ka marrë fluturimin një individ i vetëm për në Amsterdam për të kuptuar se nuk ka dy palë, ka një palë.

Pra, sot jemi në dhjetor të 1990-ës, ku po kërkohet pluralizmi, ndërkohë që ne atëherë amerikanët i kishim pro-pluralizimit, sot përfaqësuesja e tyre është kundër pluralizimit.

Unë kam  SMS-të me një zyrtar shumë të lartë të PS, të cilin zoti Rama e përdor për të ndërhyrë tek drejtësia. Kur të dojë, “Guvernatorja” Yuri Kim, e cila është absolutisht një diplomate e korruptuar, e korruptuar, të dalë dhe të më përgënjeshtrojë faktin që kur ka pranuar Gjykata e Shkallës së Parë si palë Aliebajn, ky njeri i ka shkuar apo nuk i ka shkuar në zyrë. Gjykata e Shkallës së Parë që e pranoi si palë Alibeajn.

Ky njeri, sepse sot nuk do të ishim në proces, pluralizmi ishte i çertifikuar,  ky njeri i ka shkuar në zyrë apo jo zyrtarit në orën 14:00, gjysmë ore para se të nisej ai njeri për në Rinas për t’i thënë ndërhy tek kjo gjyqtarja Muçaj(një tjetër simbol i komunizmit për aq kohë sa bën këtë vendim) futu më ndihmo se dua të mbaj gjallë Alibeajn?! Pra, dua të zhduk pluralizimin. Këtu janë SMS-të, kur të dojë kjo ambasadore e korruptuar dhe e inkriminuar në luftën kundër pluralizmit, nuk guxon dot t’i dalë t’i përgënjeshtrojë.

Yuri Kim, po e them, ka shkuar në zyrën e një zyrtari shumë të lartë të Partisë Socialiste në orën 14:00, ditën që do të merrej vendimi, një ditë para më fal, ai ishte me ngut për në Rinas dhe zonja i thotë “më prit vetëm 30 minuta” ku i ka kërkuar me çdo kusht të futet për të ndihmuar Alibeajn të konsiderohet palë.

Sot e pa që nuk ishte palë. Pra, kjo ambasadore ka shkuar duke i kërkuar ndihmë, “zarit” të ramës në drejtësinë shqiptare “ më ndihmo ta bëj palë “që të zhdukë....Le të dalë ta përgënjeshtrojë, nuk ka nevojë fare, kam SMS e sekserit të Ramës, i cili më justifikohet “nuk kisha çfarë bëja se më erdhi ajo zonja dhe më bëri presion”! Zonja, për Yuri Kim. Le të dalë zonja ta përgënjeshtrojë pra.

Yuri Kim është një e inkriminuar kundër pluralizimit. Ka shkuar dhe i ka bërë presion zotërisë në fjalë një ditë para seancës, në orën 14:00, në zyrën e bashkisë: “të lutem më prisni 30 minuta” se do të udhëtonte jashtë, se në avion rri zotëria, duke i kërkuar këtë gjë. Ky njeri, të cilin në mos drejtësia amerikane, drejtësia qytetare shqiptare në një farë forme duhet ta ndëshkojë. Moralisht dhe politikisht. Ky njeri nuk merret më për bazë. Ky njeri nuk është përfaqësues i demokracisë amerikane, kjo është përfaqësuese e rikthimit të monizmit në Shqipëri.

E inkriminuar politikisht nga fillimi deri në fund. Sot protesta tregoi që kemi vetëm një palë. Ata gjykatës, të cilët, në qoftë se marrin vendim tjetër, duke pranuar si palë Alibeajn pa qenë palë, se nuk janë as në shesh, nuk janë askund, thjesht kanë me vete dy zyrtarë të ambasadës amerikane që sot fatkeqësisht është turp se çfarë përfaqësojnë, për të thënë që jemi palë. Kjo ishte simbolika e protestës. Pra, shqiptarët, ndërkombëtarët, kushdo qoftë, panë se ka vetëm një palë. Në momentin që ka vetëm një palë, nuk kemi çfarë të diskutojmë dhe çfarë vendimi gjyqi të presim. " /ar.sh/SYRI.NET

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco