Berisha: Protesta ishte e jashtëzakonshme, tejkaloi çdo parashikim. Mirënjohje për çdo qytetar

Berisha: Protesta ishte e jashtëzakonshme, tejkaloi çdo parashikim. Mirënjohje për çdo qytetar

14:28, 03/03/2023
A+ Aa A-

Në një prononcim për mediat nga selia blu, kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha e ka quajtur protestën e opozitës të jashtëzakonshme, duke tejkaluar çdo parashikim.

Berisha ka shprehur mirënjohje shumë të thellë për të gjithë ata dhjetëra mijëra qytetarë që lanë çdo gjë dhe e mbushën në orën 12:00 bulevardin si kurrë ndonjëherë në të njëjtën orë në historinë e këtij vendi, misionarë të jashtëzakonshëm.

Berisha: E jashtëzakonshme. Në të gjitha kushtet, tejkaloi çdo parashikim timin. Protesta tejkaloi çdo parashikim edhe njëherë një mirënjohje shumë të thellë për të gjithë ata dhjetëra mijëra qytetarë që lanë çdo gjë dhe e mbushën në orën 12:00 bulevardin si kurrë ndonjëherë në të njëjtën orë në historinë e këtij vendi, misionarë të jashtëzakonshëm.

E kam thënë, nuk kam ndërmend të bëjë asnjë diskutim paraprak për gjykatën. Këto i kishim për Edi Ramën. Për ne, armik numër 1 është Edi Rama.

Ky është revolucion. Edhe Ramizi qëndroi ca kohë, por në fund e hoqën me votë. Asnjë koment nuk kam për gjersa gjykata. Edhe njëherë, ne jemi në revolucion, do të vazhdojmë revolucionin. Protestën e radhës do ta vendosim, shumë shpejt.

Gjyqin nuk e komentoj, edhe mbrëmë kam qenë në emision dhe nuk e kam komentuar.

Kush i solli mish për top protestuesit, kush i solli? Edi Rama duhet të ishte në burg për 21 janarin, ka dokumenta të pakontestueshme. Nëse ne shpallim një shkrim, audiopërgjim pa u dëgjuar kurrë zë. Ishte totalisht falsitet dhe kjo qe arsyeja, është një vepër e Ardi Veliut.

Kaq.  

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco