Berisha: Revolucioni ynë do të fshijë këdo që guxon të luajë me pluralizmin dhe lirinë e shqiptarëve

Berisha: Revolucioni ynë do të fshijë këdo që guxon të luajë me pluralizmin dhe lirinë e shqiptarëve

14:00, 03/03/2023
A+ Aa A-

Kreu i opozitës, Sali Berisha, e mbylli fjalimin duke valëvitur flamurin kombëtar.

Ai tha se demokratët do triumfojnë sërish, pasi edhe në këtë betejë janë misionarë.

“Edi Rama po përpiqet ne grahmat e fundit t’i japë goditje fatale pluralizmit, por ne jemi këtu për t’u betuar se revolucioni ynë do e fshijë nga faqja e dheut cilindo që guxon të luajë me pluralizmin e lirinë e shqiptarëve”, tha Berisha në fund të fjalës së tij në protestën e 3 marsit.

“Koha është e misionarëve, e atyre djemve dhe vajzave, të rinjve dhe të rejave, burrave dhe grave që qëndrojnë në këmbë mbi kohën, të pamposhtur, drejt të ardhmes. Historinë e kemi pasur të mbushur me pushtime, dhimbje dhe vuajtje, por nuk jemi nënshtruar kurrë.

Kemi triumfuar në të gjitha beteja tona për liri. Do triumfojmë edhe në këtë betejë si misionarë të revolucionit demokratik. Kjo kërkon të bashkohemi, të bashkohemi, të bashkohemi! Historia na mëson se sa herë që shqiptarët janë bashkuar, kanë bërë mrekullitë e tyre. Le të bëjmë edhe ne mrekullinë tonë, të shndërrojmë vitin 2023 në vitin e mrekullisë shqiptare.

Rrofshi ju, rroftë Shqipëria.

Zoti ju bekoftë ju, flamurin dhe kombin tonë!”

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco