Meta: Jemi i vetmi vend që BE i ndërpret fondet për bujqësinë, se i vodhën, i çuan tek inceneratori

Meta: Jemi i vetmi vend që BE i ndërpret fondet për bujqësinë, se i vodhën, i çuan tek inceneratori

10:55, 01/05/2024
A+ Aa A-

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka mbledhur sot Komitetin Drejtues të partisë dhe duke shpalosur në fjalën e tij, programin me pesë prioritetet bazë, solli modelet më të mira ekonomike të rajonit që mund të aplikohen edhe në Shqipëri. Po vëmendja e tij u përqendrua po ashtu tek gangrena e korrupsionit që e ka përfshirë qeverinë dhe administratën. 

“Këto ishin disa nga idetë e përgatitura nga ekspertët më të mira nga modelet më të mira të rajonit, - tha Meta ndër të tjera, -  sepse ne kemi vetëm një model, të shkatërrojmë bujqësinë. I vetmi vend që IPARD i ndërpret të gjtihë fondet për bujqësinë: Bashkimi Europian!  Pse??? Pse??? Hë, i vodhën! Vjedhin edhe lekët e BE-së, korruptojnë edhe ata të BE-së, bëjnë edhe këtë turp! Por ka dhe njerëz të nderdhëm në BE, që nisin hetimet, sepse i çoi lekët e IPARD tek inceneratori! Ndërkohë, ata të shkretët në Fier, i hedhin, i derdhin perimet.”

Në fjalën e tij ku godiste korrupsionin, Meta po ashtu tha: “Ne po çrrënjosim nepotizim si fenomen në Partinë e Lirisë. Në 24 orë do ta çrrënjosim në administratën shtetërore. 500 lidhje nepotike në tatime dhe dogana, burrë e grua, vëlla e motër, kunat e kunat. Normale se s’ka sesi të jetë niveli i të ardhurave, ku nuk sundon ligji dhe demokracia. Ne do ta realizojmë duke ndërtuar një sistem fiskal të drejtë, pa diferencime dhe përjashtime, të cilat nuk kanë impakt ekonomik dhe social për vendin.

Shqipëria është kartë e korrupsionit galopant të Rilindjes mbledh shumë më pak të ardhura të vendit të rajonit. Në vitin 2023 Shqipëria mbledh 28% të PBB, ndërsa Bosnja 41%, Mali i Zi 42%, Serbia 42.6%. Kjo diferencë me mestaren 14%, nëse nuk do të vidheshin, nuk do të vidheshin nëse nuk do të kishim këto 500 lidhje nepotike te Dogana dhe Tatimet. Mos kalojmë te drejtësia që janë vetëm në një prokurori 7 familjarë. Pra, ky 14% që është tërësisht i realizueshëm dhe çrrënjosja e nepotizimit në dogana dhe tatime, do të thotë 3.3 miliardë euro shtesë në një vit. Do të fitojë Shqipëria dhe shqiptarët nga administrimi i ndershëm e ekonomisë. Me 3.3 miliardë euro shtesë në vit dhe 4 vite shkon në 13.2 miliardë euro, që i bie sa borxhi që ka Shqipëria”, tha Meta.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco