'Dyfishoni pagat'/ Mësuesit lajmërojnë grevë urie: Ju presim deri në shtator!

'Dyfishoni pagat'/ Mësuesit lajmërojnë grevë urie: Ju presim deri në shtator!

10:48, 01/05/2024
A+ Aa A-

Dita Ndërkombëtare e Punëtorëve i ka gjetur disa prej arsimtarëve në protestë për të kërkuar paga më të mira dhe përmirësim të kushteve të punës.

Me pankartën “Nuk ka arsim cilësor pa mësues të mirëpaguar”, arsimtarët marshuan nga Muzeu Kombëtar në drejtim të Ministrisë së Arsimit.

Sindikata e Pavarur e Arsimit dhe Federata e Sindikatave të Arsimit ka zgjedhur që në Ditën e Punëtorëve të dalin në protestë për pakënaqësitë e mësuesve ndërsa njëzëri kërkojnë dyfishim të pagave me argumentin që ky profesion të zgjidhet nga maturantët, pasi degët e mësuesisë janë në rrezik.

Arsimtarët kërkojnë rritje të buxhetit për arsimin, duke thënë se nuk mund të ketë kushte të mira pa një rritje të buxhetit.

Mësuesit ngritën shqetësimin edhe për mbulimin e transportit, ndërsa kërkojnë edhe shpërblim në fund të vitit shkollor.

Në fund të protestës, ata paralajmëruan se qeveria ka kohë deri në shtator për realizimin e kërkesave të tyre.

Në rast të kundërt, arsimtarët paralajmëruan protesta të tjera, greva e madje edhe grevë urie.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco