Deputeti i PS-së Eduard Ndreca në përgjime për 300 kg kanabis

Deputeti i PS-së Eduard Ndreca në përgjime për 300 kg kanabis

19:40, 21/05/2024
A+ Aa A-

Jo vetëm ish-deputetë dhe eksponentë të lartë të Partisë Socialsite, por në transkriptet që autoritetet franceze i bënë aplikacionit SKY dhe Enkrochat dyshohet se të përfshirë janë edhe deputetë aktual të mazhorancës, të cilët SPAK i përmend në përpilimin e materialit, por pa i shkuar deri në fund episodit, ku përmendet.

Në materialin voluminoz, në një prej episodeve, në datë 13 tetor 2020, Arian Tuku i afërm i ish-deputetit socialist Arben Ndoka flet me Oltion Zefin dhe i tregon se ka komunikuar me Edin, të cilit i referohet si Kryetari I Partisë Socialiste të Lezhës dhe se mund t’ia marrin Edit të gjithë sasinë e lëndës narkotike pa i paguar para, por i tregon se Edi kishte një sasi prej 300 kg.

Emri Edi përmendet edhe në disa biseda të tjera, për të marrë nga ai sasinë e lëndës narkotike që i duhet. Referuar nga ajo që vetë SPAK shkruan, rezulton se Edi kryetar i Partisë Socialiste në Lezhë, korrespondon me Eduard Ndrecën, i cili mban postin e kryetarit të PS në Lezhë, njëherësh edhe mandatin e deputetit për këtë sigël.

Por jo vetëm dyshime në bazë të identifikimit që i bëhet nga bashkëbiseduesit e SPAK, por në një tjetër episode Arian Tuku i shkruan Oltion Zefit dhe i tregon se ka komunikuar me vëllanë e Edit, Armando Ndrecën, lidhur me lëndën narkotike që kërkojnë, duke shtuar kështu edhe më shumë dyshimet se Edi që do u siguronte lëndë narkotike ishte Eduard Ndreca, deputeti aktual i Partisë Socialiste.

Nga të dhënat e nxjerra në kërkesën për masat e sigurisë, bie në sy që SPAK ka bazuar akuzat vetëm në transkriptet e sjella nga autoritetet franceze, duke lënë të mbuluar me mister rolin e Edit, kryetar i Partisë Socialiste, që SPAK e identifikon si vëllai i Armando Nrecës.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco