Shehu letër Ramës: Genocidi serb në Srebrenicë, i njëjtë më atë në Kosovë

Shehu letër Ramës: Genocidi serb në Srebrenicë, i njëjtë më atë në Kosovë

11:49, 01/05/2024
A+ Aa A-

Nga Tritan Shehu

Z. kryeministër, unë dhe ju mund të presim, por jo e vërteta e interesat kombëtare!

Më 6 maj, Asambleja e OKB-së do të diskutojë e votojë për një rezolutë me kërkesa konkrete për pranimin nga vendet anëtare të genocidit serb në Srebrenicë.

Genocid, i cili në aspektet ideologjike, politike, nacionaliste, ushtarake, të realizimit të krimit, pasojat e tij, etj, është "binjak" me genocidin në Kosovë.

Ajo Rezolutë është e iniciuar nga Bosnja si anëtare e OKB, e mbështetur nga Gjermania, etj.

Ndërkaq në Tiranë ka kaluar me heshtje afati parlametar ndaj kërkesës sime për:

--Interpelancë me kryeministrin në lidhje me njohjen, dënimin e genocidit serb në Kosovë në vitet 1998-99.

--Për domosdoshmerinë e asistencës së Qeverisë së Kosovës nga kjo e Shqipërisë për një përgatitje, kërkesë e demarshe të tilla pranë institucioneve ndërkombëtare.

Kjo mbasi dhe për dy vite, në shkelje të rregullores e Kushtetutës, nuk u paraqit në seancë plenare kërkesa jonë për mocion, me të njëjtin qellim.

Une besoj që delegacioni ynë do ta votojë atë rezolute të Bosnjës në OKB.

Që Qeveria e Shqipërisë nuk do te stepet para kërcënimit të Daçiç: "Nga ai votim, Serbia do të njohë miqtë e armiqtë e saj"!

Siç po ndodh në Kuvendin tonë para thirrjes së Vuçiç ndaj vendeve “mike” për të mos pranuar genocidin serb në Kosovë.

Por unë kërkoj në interpelancën time me kryeministrin dhe që:

1- Qeveria e Shqipërisë të jetë proaktive në asistencën e asaj të Kosovës, si për përgatitjen e dokumentacionit, ashtu dhe per ndërkombëtarizimin e çeshtjes, gjë që Kosova aktualisht nuk mund ta kryejë.

2-Që kjo të fillojë që në debatin në Asamblenë e OKB për rezolutën e genocidit në Srebrenicë.

3-Duke paraqitur nga delegacioni ynë aty, para asaj asambleje edhe genocidin serb në Kosovë, lidhjet, ngjashmërinë e tij me atë në Bosnjë.

4-Unë kërkoj që Shqipëria të paraqitet në atë debat se paku në nivel Ministri të Jashtëm, për vetë rëndësinë që ka kjo edhe për shqiptarët e rajonin në tërësi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco