Berisha: Ne do t’ia shkurtojmë orët dhe ditët kësaj qeverie antishqiptare! Ky revolucion nuk mposhtet nga asgjë

Berisha: Ne do t’ia shkurtojmë orët dhe ditët kësaj qeverie antishqiptare! Ky revolucion nuk mposhtet nga asgjë

13:45, 03/03/2023
A+ Aa A-

Kryetari demokrat, Sali Berisha, tha sot në protestën e opozitës se ata janë të vendosur t’ia shkurtojnë ditët qeverisë së Edi Ramës.

“Së pari, një përshëndetje të përzemërt, një mirënjohje të pakufishme për të gjithë ju sot në këtë protestë madhështore, që keni lënë çdo gjë dhe keni ardhur nga të katër anët e Tiranës dhe Shqipërisë, në një protestë të revolucionit tonë demokratik paqësor.

Në një protestë, me të cilën ne jemi të vendosur t’i shkurtojmë orët dhe ditët, muajt, kësaj qeverie antishqiptare, me në krye Edi Ramën, i cili faktohet para shqiptarëve dhe botës, si pushtuesi më i egër i këtij vendi, si Çubrilloviçi i vërtetë i këtij vendi.

Edi Rama është armik i qenies suaj, është plaçkitësi më i madh në historinë e vendit, është armik i miqve tanë në SHBA dhe Europë.

Në rast se ju kujtohet, vite më parë, rekrutonte sikur të ishte siamez me Lukashenkon, kryezbuluesin e SHBA.

Një vit më parë, zhduku nga faqja e dheut në Shqipëri, flamurin e NATO-s, që përbën sot aleancën më kryesore të paqes dhe sigurisë në botë.

Shqipëria e etërve të tij barbarë është modeli i tij. Shqiptarët, në 8 vite, u pakësuan me rreth 1 milionë banorë. Me këto ritme, Edi Rama synon që këtu të ketë ndërtesa bosh, kampe refugjatësh, por jo shqiptarë të vërtetë.

Ne jemi këtu për t’i thënë atij që ky revolucion nuk mposhtet nga asgjë. Këta burra dhe gra që sheh këtu, njësoj si në vitet 90, janë misionarë të pamposhtur. Edhe atëherë, të paktë ishin ata që besonin te misioni i studentëve.

Edhe sot, ka plot që nuk besojnë në misionin tonë.

Por marshi i studentëve përmbysi diktaturën dhe çliroi shqiptarët. Marshi juaj do përmbysë monizmin e bazuar në krimin, drogën dhe plaçkitjen,” tha Berisha.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco