‘Ceno Klosi, presion vartësve'/ Deputetja e PD : Kjo është fytyra e shtetit, drejtësia të veprojë

‘Ceno Klosi, presion vartësve'/ Deputetja e PD : Kjo është fytyra e shtetit, drejtësia të veprojë

12:07, 28/02/2023
A+ Aa A-

Deputetja e Partisë Demokratike, Sorina Koti ka reaguar një ditë pas skandalit me drejtorin e Përgjithshëm të Tatimeve, Ceno Klosi, i cili denoncohet zyrtarisht për shkelje të ligjit, të të drejtave themelore të njeriut si dhe për fyerje, nga ish drejtorja e mbledhjes së Detyrimeve Tatimore të Papaguara Shilda (Kamberi) Hasanaj.

Sipas deputetes demokrate, presionet që Klosi u bën punonjësve tregon fytyrën e vërtetë të shtetit, që detyron nëpunësit cilvilë të zbatojnë urdhrat politikë.

Sorina Koti bën thirrje që drejtësia të bëjë punën e vet! “Kjo arrogancë, ky abuzim me qytetarët dhe nëpunësit civile duhet të marrë fund!”, shkruan ligjvënësja demokratike.

“Dhuna e drejtuesve politike ndaj administratës publike… Kjo është fytyra e shtetit, qe detyron nëpunësin civil të zbatojë urdhra politikë… Kjo është fytyra e arrogancës, që nuk njeh kufij njerëzore…

Denoncim i hapur dhe i plotë ndaj Drejtorit të Përgjithshëm të Tatimeve, duke dhënë emra dhe fakte!

Drejtësia duhet të bëjë punën e vet! Kjo arrogancë, ky abuzim me qytetarët dhe nëpunësit civilë duhet të marrë fund”, shkruan në Facebook deputetja e PD-së.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco