Meta: Do të jem pjesë e politikës derisa në Shqipëri të...

22:03, 24/02/2023
A+ Aa A-

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka bërë një deklaratë të fortë në emisionin "Çim Peka Live", në Syri Tv, duke u shprehur se misioni i tij në politikë mbaron kur të konsolidohet referendumi në Shqipëri.

Ai ka shtuar më tej se Rama po bën rrugë të florinjta me vlerën që po shko 1 km në Shqipëri shumë larg standardit kur unë i bëjë rrugët në kohën që isha kryeministër me 600 mije euro.

"Në Shqipëri bëheshin rrugët me 600 mijë euro ndërsa Rama sa i bën rrugët sot? Ai e ka nisur rrugën e Arbrit 75 milionë euro me çelësa në dorë e ka çuar në 350 milionë euro e akoma nuk ka mbaruar sepse është korrupsioni i Ramës në mes.

Unë nuk jam njëlloj si Rama sepse isha 30 vjeç dhe i rrita pagat e pedagogëve 30-50 % në vitin 2001, ndërsa Rama sillet në mënyrë kriminale dhe pas gjithë këtyre viteve sepse ata nuk kërkojnë ndonjë gjë të madhe por vetëm rrogë me dinjitet.

Unë do të jem në politikë derisa të konsolidohet në Shqipëri Referendumi dhe kjo është një marrëveshje i imja që e kam me Berishën dhe Partinë Demokratike. Unë këtë do ta bëj së bashku me rikthimin e llogaridhënies në parlamentet bashkiake .

Baton ju e dini se kush është kryetari i këshillit bashkiak në Tiranë?! Ja që nuk e  dini, po ashtu siç nuk dihet se ku shkojnë 350 milionë euro buxhet në vit."

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco