Arben Ahmetaj 'shet' Edi Ramën/ Ilir Meta: Kryeministri po i fut shokët në burg një e nga një

Arben Ahmetaj 'shet' Edi Ramën/ Ilir Meta: Kryeministri po i fut shokët në burg një e nga një

19:59, 24/02/2023
A+ Aa A-

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka komentuar deklaratat e një dite më parë të ish-ministrit Arben Ahmetaj në lidhje me aferën e inceneratorëve. Sipas Metës, Ahmetaj nuk ka gënjyer kur ka thënë se “nuk kishte fuqi për të vënë në lëvizje qeverinë”, ndërsa theksoi se përgjegjësi kryesor është Edi Rama.

Nga Kamza, Meta tha se Rama vjedh cdo ditë shqiptarët, jo vetëm kaq, por fut një nga një shokët e tij në burg.

“Korrupsioni është përshkallëzuar. Si tha dje ish-ministri Arben Ahmetaj, tha “nuk isha unë kaq i fuqishëm sa të vija në lëvizje qeverinë për punën e inceneratorëve”. Normale, ai nuk ka gënjyer. Ai ka përgjegjësitë e veta si ministër, por si mund të futen 17 vendime të paligjshme në një ditë, të cilat me procedura normale do të kërkonin 6 muaj.

Vetëm me urdhër të Ramës, që të vjedhë Edi Rama qytetarët e Tiranës, por edhe të Shqipërisë. Jo vetëm kaq, por të fusë edhe shokët e tij një nga një në burg, siç i ka futur. Njëherë Lefterin, njëherë Saimirin…vetëm që të shtyjë ditët e veta dhe agonitë e veta sepse është i pashpresë”, tha Ilir Meta.

Meta tha më tej se Rama është armik i shqiptarëve: “Ky armik i interesit kombëtar, ky avokat i Vuçiçit, që kudo që vete dhe në vend të mbajë krahun e Kosovës, ky i kërkon botës mos i bëni presion Vuçiçit për sanksionet e Rusisë”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco