Protesta e pedagogëve/ Ftesa e Metës: Bashkohuni me lëvizjen e opozitës

Protesta e pedagogëve/ Ftesa e Metës: Bashkohuni me lëvizjen e opozitës

09:41, 23/02/2023
A+ Aa A-

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, reagoi pasi pedagogët u rikthyen në protesta.

"Pedagogët iu rikthyen dje sërish protestës, sepse Qeveria i injoroi kërkesat e tyre për paga dinjitoze dhe rritjen e financimit të kërkimit shkencor në arsimin e lartë.

Në vend që të dëgjoheshin, u kërcënuan dhe u intimiduan nga Qeveria e inceneratorëve që arsimin nuk e ka prioritet.

Ndërkohë që pedagogët shqiptarë janë më të keqpaguarit në rajon, financimi për kërkimin shkencor është më i ulëti.

E kam mbështetur fuqimisht kërkesën e tyre për rritjen e pagave në nivele të krahasueshme me pedagogët e Kosovës.

Nëse nuk përmbushen kërkesat e pedagogëve dhe studentëve, ikja e të rinjve dhe intelektualëve do të vijojë të zgjerojë plagën e shpopullimit, si pjesë e axhendës së "Rilindjes".

Ndaj i ftoj pedagogët dhe studentët t’i bashkohen sot protestës së opozitës!

Llogaridhënie për injorimin e kërkesave të pedagogëve dhe studentëve!

Bashkë jemi më të fortë!," shkruan Meta.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco