'Gjithë këto skandale'/ Doris Pack: Me Ramën në krye të qeverisë, Shqipëria e ka të pamundur të ecë drejt BE!

20:42, 15/02/2023
A+ Aa A-

Doris Pack, ish-eurodeputete, aktualisht presidente nderi e grave të PPE dhe njëherazi presidente e institutit Robert Schuman, në një intervistë ekskluzive për Syri Tv me moderatoren Armela Ferko, u shpreh se Edi Rama po dëmton të ardhmen e Shqipërisë. 

Duke komentuar skandalin me Charles McGonigal dhe sjelljen e mazhorancës në Parlament, Pack tha se Rama do ketë probleme në arenën ndërkombëtare. 

Ajo shtoi se Ramën në krye të qeverisë vendi do të penalizohet nuk do të ecë përpara drejt rrugës europiane. 

Pjesë nga intervista

Pyetje: Si e shihni pozitën e Ramës në rrafshin ndërkombëtar? A është e kërcënuar besueshmëria e tij? Ka më besueshmëri kryeministri shqiptar pas shpërthimit të gjithë këtyre skandaleve?
Doris Pack:
 Sapo e thatë, gjithë këto skandale. Mund të bëhet patjetër problem dhe ky është problem jo vetëm për atë personalisht, por për Shqipërinë ku ai është në krye të qeverisë, ç'ka më nervozon shumë, sepse njerëzit meritojnë një qeveri që e ndihmon popullin për një të ardhme më të mirë, të ecë përpara drejt BE. Por me një qeveri, me një person si Rama në krye të saj, njerëzit e kuptojnë që nuk është e mundur. Kjo vërtetë më nervozon, më acaron sepse e pëlqej Shqipërinë, njerëzit, dhe ndjehem shumë e keqardhur që Shqipëria është e zënë prej një personi të vetëm. 

 

Intervista e plotë për Syri Tv

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco