Berisha: SHBA dhe BE të hetojnë sulmet ndaj opozitës shqiptare

Berisha: SHBA dhe BE të hetojnë sulmet ndaj opozitës shqiptare

14:04, 11/02/2023
A+ Aa A-

Kryetari demokrat, Sali Berisha, i bëri një thirrje SHBA dhe BE-së që të hetojnë sulmet ndaj opozitës shqiptare, nga një aleancë e korruptuar e Edi Ramës me zyrtarë ndërkombëtarë.

“Kjo aleancë, sado që i shkaktoi opozitës shqiptare goditjet më të thella që mund të kishte njohur një opozitë, e cila ja ku është sot, më e fuqishme se kurrë.

Ne jemi sot më të fuqishëm se idealet tona kurrë nuk mposhten. Ne jemi më të fuqishëm sot se vlerat që mbrojmë janë të drejta.

Edhe njëherë theksoj, nuk ishte aleancë mes qeverive perëndimore dhe Edi Ramës. Por aleancë e rrezikshme mes individëve, ambasadorë, zyrtarë, që bënë gjithçka për të mëbshtetur Edi Ramën.

Që dolën nga ato zyra me njerëzit e Sinaloas, që morën qeset nga Duçkat e Ramës, vetëm që të na mposhtin ne.

Nga kjo tribunë, në emrin tuaj, në emrin e shqiptarëve që janë sot dhe që mbyllën sytë për ideale demokratike, i bëj thirrje qeverisë së SHBA, Kongresit, institucioneve të vendit të madh, të hetojnë të gjithë çfarë ndodhi këto ditë me opozitën shqiptare.

Të hetojnë veprimtarinë e Sorosit në Shqipëri, se si ky multimiliarder bëri gjithçka për të ngritur në piedestal këtë kryekorruptor.

I bëj thirrje Parlamentit Europian, qeverive të vendeve mike, të hetojnë dhe shqyrtojnë. Skandalet e Duçkës së Edi Rramës janë zinxhir. I garantoj se do vazhdojmë betejën e pamposhtur deri në fitoren e revolucionit demokratik.

Ne jemi në betejë, por thirrja ime është të shndërrohemi në qytetarë të revoltuar deri në fitoren e revolucionit. Çdo ditë, të bëjmë gjithçka për t’i shkurtuar jetën këtij regjimi,” tha Berisha.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco