Meta: Populli ka vendosur që Rama të largohet si mafioz i kapur në flagrancë!

Meta: Populli ka vendosur që Rama të largohet si mafioz i kapur në flagrancë!

13:15, 11/02/2023
A+ Aa A-

"Numërimi mbrapsht për largimin përfundimtar të së keqes së personifikuar nga Edi Rama dhe sekti i Rilindjes ka filluar" - Kështu deklaroi sot Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, në fjjalën e mbajtur në protestën kombëtare të opozitës në sheshin përpara kryeministrisë.

"Kjo protestë historike dhe madhështore është prova e dinjitetit më të lartë qytetar dhe patriotik, - ttha Ilir Meta. - Sot është ora për t’u përballur me një rezistencë pa kthim me këtë regjim të kalbur, hajdut, abuzues, dhe armik të provuar të interesit kombëtar.

"Struci i Rilindjes" - nënvizoi Meta duke treguar nga Kryeministria, kreun e qeverisë, -  është fshehur si një frikacak, i pashoq, nga frika e tmerrshme që ka nga përballja me të vërtetat me popullin dhe me dëmet e pallogaritshme që i ka shkaktuar atij.  Edi Rama në dhjetë vite e përdori pushtetin vetëm për të kapur shtetin për interesat e tij mafioze dhe të Rilindjes dhe është i gatshëm të kënaqë këdo mafioz të brendshëm apo ndërkombëtar vetëm që të shtyjë edhe disa ditë në pushtet.

Afera korruptive që ka tronditur mbarë botën në të dyja anët e Atlantikut, Rama-McGonigal, është dhe afera që ka derdhur kupën e zemërimit mbarëpopullor. Edi Rama e ka shumë të qartë se llogaridhënies nuk i shpëton dot dhe pse ka braktisur Kuvendin prej tre javësh.

Edi Rama do të japë llogari deri në një për të gjitha shkeljet e Kushtetutës që ka bërë, llogari për shkatërrimin e parlamentit, llogari edhe për bllokimin e qëllimshëm të të gjitha projektligjeve dhe iniciativave të opozitës.

Numërimi mbrapsht për largimin përfundimtar të së keqes së personifikuar nga Edi Rama dhe sekti i Rilindjes ka filluar. Shqiptarët më shumë se kurrë kanë vendosur të jenë zot të vetes, të fateve dhe të së ardhmes së tyre dhe të mos e presin shpëtimin nga askush tjetër përveçse nga dashurie e tyre për familjen, atdheun dhe fëmijët e tyre.

Ndaj, populli ka vendosur që Edi Rama të largohet një orë e më parë si një mafioz i kapur në flagrancë, si një i korruptuar që nuk ka asnjë lidhje me postin dhe institucionin kushtetues të kryeministrit të Republikës. Edi Rama është tashmë vetëm  një subjekt plotësisht i merituar për drejtësinë, për veprimet e tij shumë të rënda minuese kundër Kushtetutës, kundër demokracisë si dhe për grabitjen masive financiare me miliarda euro që gjenden në offshoret e tij duke filluar që nga offshori që vjedh dhe djeg taksat e Tiranës dhe të Shqipërisë në landfillin e Sharrës.

Edi Rama është përgjegjësi kryesor për shpopullimin e Shqipëri, por edhe përgjegjësi kryesor për mbipopullimin e burgjeve, sepse për të rinjtë ai ka afruar dy alternativa, ose largimin nga vendi ose përfshirjen në aktivitete kriminale kur bosët e vërtetë të krimit të organizuar dhe të trafikut të drogës, pastrojnë paratë nën udhëheqjen dhe në bashkëpunim të ngushtë me Edi Ramën.”

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco