SYRI TV/ Berisha takim në degët 6,11 dhe 16 të PD: E gjithë Shqipëria do të derdhet në Tiranë

09:18, 10/02/2023
A+ Aa A-

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha deklaroi se me 11 shkurt e gjithë Shqipëria do të derdhet në Tiranë, në protestën më të fuqishme kundër regjimit të Edi Ramës.  Gjatë takimit  në degët 6, 7 dhe 16 të PD në kryeqytet, Berisha akuzoi Ramën se ka tentuar të  asgjësojë opozitën shqiptare,  ndërsa e paralajmëroi se përgjigja do të jetë me të gjitha format demokratike të mosbindjes civile.

Nga SYRI TV

Lideri i opozitës, Sali Berisha, zhvilloi një takim me degët  6, 7 dhe 16 të Partisë Demokratike në kryeqytet nga ku bëri thirrje për pjesëmarrje masive në protestën e 11 shkurtit, e cila sipas tij do të jetë më madhështorja që ka njohur vendi.  Berisha, deklaroi se të shtunën do të nisë revolucioni për shpëtimin e Shqipërisë.

Teksa u ndal tek afera Rama - McGonigal, Berisha  denoncoi skenarët e Edi Ramës për   asgjësimin e opozitës shqiptare, ndërsa theksoi se ky skandal faktoi pengmarrjen e Lulzim Bashës.

Lideri i opozitës, Sali Berisha, foli për përpjekjet e Edi Ramës për të mbajtur peng vulën e PD, te cilat i cilësoi si kriminale. Berisha paralajmëroi kreun e qeverisë se demokratët do t’i përgjigjen me të gjitha format e mosbindjes civile.

Gjatë takimit, Berisha hodhi akuza të forta edhe ndaj kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, i cili sipas tij, i çon paratë e inceneratorëve në Iran.

Krahas protestës së 11 shkurtit, kryedemokrati paralajmëroi  të tjera protesta në çdo seancë parlamentare, ku sipas tij njëzëri me deputetët në foltore, do të flasin jashtë edhe qytetarët.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco