EKSKLUZIVE SYRI TV: Pete Lapp në 'Çim Peka live', ish-vartës i McGonigal në FBI

09:04, 10/02/2023
A+ Aa A-

Charles McGonigal mund të ndikonte edhe për vendosjen e emrave në listën e personave “Non grata” nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Kështu deklaroi në një intervistë për emisionin “Çim Peka live”, z. Piter Lapp, ish-agjent i FBI dhe ish-vartës i McGonigal. Ai i cilësoi të pazakonta, takimet me kryeministrin Rama për të cilat McGonigal duhet të merrte aprovimin e Departamentit të Shtetit.

Nga SYRI TV

Ish- agjenti i FBI, njëherësh ish-vartës i Charles McgGnigal,  z. Peter Lapp, deklaroi  ekskuzivisht për SYRI TV se  McGonigal mund të ndikonte për të vendosur emra në listën e personave të shpallur “Non grata” në SHBA.

Në intervistën e transmetuar në emisionin “Çim Peka live”, z.Lapp shtoi se duke pasur parasysh pozicionin e tij në FBI, McGonigal mund të kishte aftësinë edhe të hapte hetime.

Të pazakonta, i cilëson  ish-agjenti i FBI, Peter Libe, takimet e kryeministrit Rma me ish-agjentin e FBI, Charles McGonigal,  4 prej të cilave janë bërë në Shqipëri dhe një në New York.

Lapp shtoi se në  vizitat edhe takimet e ish-agjentit të FBI, Charles McGonigal,  me kryeministrin Rama apo edhe me zyrtarë të tjerë të lartë në Shqipëri, duhet të ishin të pranishëm, përfaqësues nga ambasada amerikane në Tiranë.

Sipas ish-vartësit të McGonigal, z. Peter Lapp, këto takime kanë qenë   kundër protokollit.

Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco