Noka: Gazeta gjermane skanon krimin në vendin tonë, qeveria i ka dorëzuar çelësat te mafia

Noka: Gazeta gjermane skanon krimin në vendin tonë, qeveria i ka dorëzuar çelësat te mafia

20:53, 07/02/2023
A+ Aa A-

Sekretari i Partisë Demokratike, Flamur Noka ka reaguar pas shkrimit nga gazeta gjermane mbi sundimin e krimit në Shqipëri.

Gazeta Frankfurter Rundschau e ka nisur shkrimin me titullin ‘Kamera të montuara ilegalisht mbi rrugët plot pluhur të Shqipërisë’.

Postimi i Nokës:

"Kamera të montuara ilegalisht mbi rrugët plot pluhur të Shqipërisë". Kështu e përshkruan vendin tonë Frankfurter Rundschau, një nga gazetat më të mëdha gjermane.

Mafia monitoron rrugët e Shqipërisë, lëvizjet e Policisë së Shtetit dhe zyrtarëve të lartë të saj. Degradimi i shtetit ka arritur në atë pikë saqë klanet mafioze shërbejnë edhe si agjenci e mbikëqyrjes policore.

Qeveria i ka dorëzuar çelësat mafias, ia ka dorëzuar Shqipërinë krimit. Përgjegjësia bie mbi kapoministrin. Duhet të ikë! Të japë dorëheqje për degradimin që i bëri shtetit shqiptar!

#11shkurt Ora 12:00

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco