'Që të harrohet skandali Rama-McGonigal, tani merruni me hetimet ndaj Arben Ahmetajt'

'Që të harrohet skandali Rama-McGonigal, tani merruni me hetimet ndaj Arben Ahmetajt'

19:56, 07/02/2023
A+ Aa A-

Nga Ylli Manjani

Tani të harrohet Mcgolja!

Të harrohet edhe porosia e udhëheqjes për të shkatërruar opozitën e pluralizmin!

Nuk ka as çështje as korrupsion. Ai ka bërë detyrën me një të degjeneruar ef bi aj, me një këshilltar-matrapaz pa pagesë dhe me një pagator parkingjesh. Detyrën o posi!

S'ka çështje për të.

Harrojeni që SPAK do hetojë udhëheqësin!

Merruni me hetimet ndaj Arben Ahmetajt.

Të fillojnë lajmet me burime të brendshme. Studiot televizive të buçasin. Komentet publike të mbysin çdo hapësirë mediatike me bëmat e "tigrit"dhe, si ai hante dardhë pas kurrizit të Atij...

Të gjithë janë të hetueshëm. Vetëm Ai jo.

Ai nuk preket.

Le që siç ka pas thënë Yuri "askush nuk është mbi ligjin"..

Askush përveç Atij... Ai është vetë ligji...

Apo jo Yuri?!

Yuriiiiii....
 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco