Besart Xhaferri: Kemi një narko-shtet, protesta nuk do të ndalojnë

Besart Xhaferri: Kemi një narko-shtet, protesta nuk do të ndalojnë

19:29, 07/02/2023
A+ Aa A-

Kryetari i FRPD, Besart Xhaferri në takimin e zhvilluar me anëtarët e këshillit kombëtar mbi protestën e 11 shkurtit ka deklaruar se nuk do të ndalemi derisa të largojmë këtë narko-shtet.

Xhaferri  ka bërë thirrje që pas 11 shkurtit revoltat duhet të vazhdojnë pasi skandalet e panumërta që nga inceneratorët dhe korruptimi i zyrtarëve amerikan për të vrarë opozitën janë të pa flashme.

"Temperaturat janë shumë të ulëta jashtë po entuziazmi brenda është shumë i lartë. Kjo dëshmon mobilizimin maksimal që FRPD do të bëjë në këto ditë që kanë mbetur patra protestës së 11 shkurtit. Ne jemi këtu për të treguar se demokracia nuk ka vdekur dhe nuk do të vdesë kurrë.

Edi Rama ky vrasës i demokracisë, pengmarrës i pluralizmit ka larguar qindra mijëra shokë, shoqe motra dhe vëllezër, por akoma nuk ka na ka largua akoma ne, ndërsa me liderin tonë Sali Berishën nuk kemi qenë asnjëherë më të motivuar për të luftuar këtë regjim.

Është një regjim që ka vrarë ëndrrat e secilit prej nesh, ka djegur një brez të tërë sepse 10 vite i thonë një brez, ka shumë të rinj që para dhjetë vitesh ishin 18 vjeç e ndërkohë i gjithë koha më e bukur prej tyre është djegur nga ky narko-shtet.

Është një lajm i mirë sepse po kryhen arrestime si pasojë e vjedhjes me inceneratorët, ne duhet të shtojmë presionin që kjo drejtësi do të shkojë deri në fund.

Pastruese që vjedhin qindra mijëra euro po flasin, pjesëtar të niveleve më të larta qeveritare e kanë frikë burgun dhe si pasojë do të hapin gojën të flasin.

Në të njëjtën kohë korrupsioni ka arritur sferën e niveleve të larta amerikane që po paguhen kesh për të vrarë çdo shpresë që në kemi pare të jetuar në Shqipëri

Muaji shkurtit është një muaj historik që  do të sjelli ndryshimin që në presim prej kohësh, i bëj thirrje kryetarit të PD, Sali Berishën të mos ti ndali asnjëherë protestat e në 15 maj një ditë pas zgjedhjeve të fitojmë betejën e parë."

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco