Skandaloze/ Drejtoria e Policisë Lezhë dhe Prokuroria e Laçit, pjesë e ‘Aktivistit’ të Ramës

Skandaloze/ Drejtoria e Policisë Lezhë dhe Prokuroria e Laçit, pjesë e ‘Aktivistit’ të Ramës

19:08, 07/02/2023
A+ Aa A-

Aplikacioni ‘Aktivisti’ i krijuar nga drejtoria e propagandës së Edi Ramës, që drejtohet nga Endri Fuga, për të mbajtur nën kontroll administratën publike, është denoncuar si një mënyrë për t'i bërë presion punonjësve të shtetit që ti bëjnë like, komente dhe shpërndarje për videot e Ramës dhe ministrave.

Gent Progni, duke folur në ‘Task Force’ me Sonila Meçon në SYRI TV, është shprehur se, pjesë e këtij aplikacioni janë bërë të gjitha drejtoritë e administratës.

Po Progni ka zbuluar se pjesë e këtij aplikacioni janë edhe struktura që sipas ligjit duhet të jenë të depolitizuara.

‘Pothuajse e gjithë Drejtoria e Policisë Lezhë dhe Prokuroria e Laçit, janë pjesë e ‘Aktivistit’ të Ramës’, tha Gent Progni në SYRI TV.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco