Sulmi kibernetik/ Denoncimi i ekspertit të IT: Siguria e dobët e sistemeve e qëllimshme

18:26, 07/02/2023
A+ Aa A-

Eksperti i IT, Gentjan Progni u shpreh në Task Force me gazetaren Sonila Meço në Syri Tv, se sistemet e institucioneve që u hakëruan, ishin lënë qëllimisht të pasigurta. 

Progni tha se për mirëmbajtjen e rrjeteve janë shpenzuar miliona, por që mbrojtja kibernetike nuk ka qenë në lartësinë e duhur. 

Sipas tij, serverat e shtetit menaxhohen nga kompani private, gjë e cila është e paligjshme. 

"Nga dokumentet që na kanë ardhur, kemi fakte konkrete që të gjitha sistemet janë lënë me qëllim të pabëra, janë bërë miliona harxhim, por s'janë bërë siç duhet. Kemi serverat e shtetit shqiptar që janë të hostuar në kompani private që është kundër ligjit. Kemi sisteme që përzgjedhin gjyqtar dhe prokurorë, shorte me software të cilat janë akoma të hostuara nga kompani private. Që do të thotë që po lihet akses qëllimisht që këto kompani që janë të lidhura ngushtë me grupe interesi dhe klientelistë me drejtues të AKSHI-t dhe qeverisë t'i kenë dhe t'i manipulojnë këto aksese, askush s'ma heq të drejtën që të dyshoj. 

Pse iranianët mund të jenë një alibi në këtë rast?

Ka tre arsye. Janë dhënë shumë para dhe nuk është bërë asgjë. Arsyeja e dytë, nuk ka ndodhur në historinë globale të hakërimeve që një grup hakerash të futesh në sistem të marrin çdo gjë, por të mos kërkojnë para dhe të publikojnë çdo gjë. Publikimet ndikojnë sigurinë e njerëzve online, por ky problem nis që me patronazhistët. Nëse shohim databasen e patronazhistëve dhe publikimet deri tani shumë pak publikime janë mbi atë database. Të gjitha lidhen me atë database si ID-të, emrat, pagat që kanë dalë. Kemi emailin e zyrtarëve të lartë që është i cunguar dhe nuk është i plotë. Kemi edhe një gabim të grupit të hackerave në telegram që kanë publikuar një certifikatë personale të një personi që jeton në Tiranë pa logon identifikuese te telegrami i vërtetë, me 34 mijë followers nuk është i vërtetë, ai me 4800 followers është origjinali. 

Nëse do kishim shtet, nëpërmjet asaj certifikate, ID-së që gjeneron, mund të zbulosh se kush user, IP dhe kompjuter e ka gjeneruar. U postua dhe u fshi për tre sekonda. Ose hackerat janë akoma në sistem që duhet ta pranojë shteti dhe po i japin miliona microsoftit, ose hackerat janë vetë në tavolinat e AKSHI-t. AKSHI mund ta përdorë këtë situatë për të justifikuar të gjithë tenderat duke thënë që ne i kishim bërë por u fshi sistemi", u shpreh Progni.  

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco