Qeveria e Serbisë 'njeh' Republikën e Kosovës në një deklaratë zyrtare

Qeveria e Serbisë 'njeh' Republikën e Kosovës në një deklaratë zyrtare

18:22, 05/02/2023
A+ Aa A-

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç  u përball të enjten dhe të premtën u përball me pyetjet e deputetëve në Kuvendin e Serbisë ku u mbajt një seancë parlamentare lidhur me dialogun me Kosovën.

Vuçic tha se është kundër pranimit të Kosovës në OKB dhe se “nuk do ta njohë Kosovën e pavarur dhe nuk do të bëj kurrë asgjë në favor të tyre”. Por presioni ndërkombëtar e nxit Serbinë të marrë rrugë të tjera.

Në një komunikatë për media lidhur me këtë seancë, Qeveria e Serbisë iu referua  të enjten Kosovës ashtu siç duhet: Republika e Kosovës, raporton Gazeta Express.

Ndërsa komunikata fliste për planin disapikësh që presidenti serb, Aleksandar Vuçiç kishte prezantuar në parlament, te pika e dytë thuhet se "Asociacioni duhet të jetë kornizë ligjore dhe fizike për të drejtat e serbëve në Republikën e Kosovës".

Ish-kryediplomati serb, Vuk Jeremiç e ka pikasur këtë dhe e ka publikuar në Twitter një pjesë të komunikatës së Qeverisë së Serbisë.

“Ata janë ose tradhtarë ose injorantë. Ose të dyja”, shkroi Jeremiç.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco