Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha

Skandali McGonigal/ Manjani: Tri arsye pse kërkoj hetim për Ramën

Skandali McGonigal/ Manjani: Tri arsye pse kërkoj hetim për Ramën

09:26, 02/02/2023
A+ Aa A-

Nga Ylli Manjani

Sa më takon, kur kërkoj hetim të plotë ndaj sjelljes së Edi Ramës në çështjen McGonigal, nuk kam asnjë interes të kujdesem për punët apo imazhin e Amerikës. I zgjidh vetë Amerika këto punë e s’na i ka lënë ne.

Më konkretisht, e ka dëmtuar apo jo Edi Rama imazhin e Amerikës, ka aspak interes për mua. Ndoshta ka vetëm një vlerë përdorimi këtu midis nesh, sepse kjo sjellje e Tij është një shpullë e mirë në surratet e disa amerikanllenjve që bëjnë si amerikanë nëpër media. Është një grusht i mirë në stomak të gjithë atyre politikllenjve që impostohen si amerikanë edhe kur flasin.

Ja ku e kanë Amerikën!

Ja ku i kanë edhe deklaratat e politikës amerikane!

Të blerë nga pushteti monist!

Këtyre amerikanllenjve t’u bëjë mirë kjo shpullë dhe grusht në stomak se na hapën barkun me amerikanllëqe, krejt pa lidhje me punët tona këtu.

Por unë kërkoj hetim për Edi Ramën, kryeministrin e Shqipërisë, për arsye të lidhen ekskluzivisht me punët e Shqipërisë.

Saktësisht kërkoj hetim për:

1. Keqpërdorimin e parasë dhe pasurisë publike në favor të klientëve ruso-amerikano-shqiptarë.

2. Komplotimin me qëllim shkatërrimin e opozitës politike dhe bashkë me të demokracinë pluraliste në vend.

3. Për barazi para ligjit. Edi Rama s’ka pse të meritojë trajtim të ndryshëm nga sa drejtësia jonë i dha Lulzim Bashës.

Ja për kaq them unë që Drejtësia Jonë duhet të hetojë mirë dhe fort madje.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco