Lajmi i fundit

LIVE/ Kuvendi i Shqipërisë në seancë plenare

'McGonigal do të hetohet dhe nga Kongresi, o lëpirës të jashtëqitjejeve politike të Ramës!'

'McGonigal do të hetohet dhe nga Kongresi, o lëpirës të jashtëqitjejeve politike të Ramës!'

10:28, 01/02/2023
A+ Aa A-

"McGonigal do të hetohet edhe në Kongres në SHBA, ministrat e Ramës nga halli flasin si budallenj!"

Petrit Vasili, deputeti i PL, është shprehur me tone të ashpra sot ndaj ministrave të qeverisë që tentuan ta minimizonin përfshirjen e Kryeministrit Edi Rama në skandalin McGonigal ose më saktë, ndaj Ministrit të Mbrojtjes Niko Peleshi, pa ia përmendur emrin këtij të fundit.

Ministra “dallkaukë, lëpirës të çdo jashtëqitjeje politike të Ramës, budallenj dhe analfabetë" apo "çirakë të matufepsur mediatikë” qenë epitetet që përdori Vasili.

Kujtojmë se një ditë më parë, Ministri i Mbrojtjes, që zhvilloi disa takime në SHBA, solli prej andej “dëshminë” se “ato që këtu (në Shqipëri) ne i ngremë si stuhi në gotë dhe flluska sapuni, ju siguroj që përtej oqeanit dukeshin qesharake. Me stuhi në gotë dhe kështjella rëre nuk kishim kohë të bisedonim,” tha Niko Peleshi.

Por, Vasili, nuk është përmbajtur dhe është shprehur prerë me këto fjalë:

“Mes Shqipërisë dhe SHBA kurrë nuk ka ekzistuar një raport shtetëror mafioz dhe ordiner si ky mes Ramës dhe McGonigal. Kurrë Shqipëria s'ka pasur kryeministër as të djathtë dhe as të majtë, që të kishte rekorde të tilla të neveritshme, që nga foto me Obamën si gruaja e Bilalit apo fushata idiote kundër presidentit Trump dhe tani afera me McGonigal.

Një situatë e tillë do të skuqte dhe turpëronte këdo qenie të ndërgjegjshme dhe të përgjegjshme e jo më ca të ashtuquajtur pushtetarë rilindas apo ministra siç ju thonë.

Por ka dhe qenie të shplara nga karakteri dhe nga morali si ministrat dallkaukë të Ramës, që jo vetëm s'janë shtetarë gjëkundi, por shfaqen vetëm si lëpirës të çdo jashtëqitjeje politike të Ramës. Ndërkohë që situata është shqetësim madhor në nivelet me të larta të SHBA-së, këta ministra budallenj thonë se për Amerikën është problem qesharak.

Por këta budallenj me portofol ministri dhe analfabetë gjer në dhimbje arrijnë dhe i flasin të tilla budallallëqe në një kohe kur në Amerikë ngrihen dy procedime penale në dy shtete, në New York dhe Washington; mbi McGonigal, 14 akuza, që nga komploti e deri tek ryshfeti si dhe hetim shumë i gjërë në Kongresin Amerikan përmes një Komisioni të Posaçëm të kryesuar nga z. Jim Jordan.

Edi Rama duhet të largohet një orë e më parë. Si kufomë politike ai ka vdekur shtetërisht, moralisht dhe politikisht. Asnjë avokati, as e ministrave budallenj dhe as e çirakëve të matufepsur mediatikë, nuk ia ndryshon dot fatin Edi Ramës, që e ai vetë e gatoi me zellin e një pazarxhiu mafioz.”

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco