VIDEO/ Kryemadhi: Në Sharrë mbeturinat varrosen, nuk përpunohen

20:56, 20/01/2023
A+ Aa A-

Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi ka treguar mbrëmjen e sotme në ‘Çim Peka LIVE’ në SYRI TV se asnjë mbeturinë që mblidhet në Tiranë dhe në bashki të tjera që kanë lidhur kontratë me landfillin e Sharrës, nuk përpunohet.

Kryemadhi tha në ‘Çim Peka LIVE’ se në Sharrë mbeturinat varrosen.

‘Mbeturinat hidhen në gropë. Mblidhen mbeturinat sipas itinerarit të caktuar, dhe pas peshimit normalisht duhet të futen në kapanon, sepse vetë kompania thotë se ne trajtojmë 1200 ton në ditë në kapanon. Do të thotë diferencimi i mbeturinave, qelqin, plastikën, metalin, letrën të ndara.

Çështja e hedhjes së dheut në vendin e depozitimit është e nivelit zh. Në vendet Afrikane bëhet ky lloj trajtimi. Kur ti i hedh dhe, do të thotë që ti e varros. Nuk zhvarroset më. Kemi raste të tjera të marrjes së hekurit nga njerëz që janë viktima, si Ardit Gjoklaj, dhe vazhdojnë ka pafundësisht raste të tjera. Hekuri nëse është në fund të landfillit nuk mund ta nxjerrësh. Mund të marrësh hekurin që është në sipërfaqe pa i hedhur dheun. Hedhja e dheut shërben për të eliminuar gazrat.

Nëse do ishte bërë përpunimi, incerimi dhe bërja në formë kubikësh, që në momentin që punon inceneratori, merret hidhet dhe digjet. Në rastin kur hidhet dheu sipër, ato plehra nuk zhvarrosen më. Ajo vaska jeshile që duhej të ishte mbushur për 30 vite është mbushur për 9 muaj’, tha Kryemadhi në SYRI TV.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco