Berisha-Ramës: Do kesh fatin që meriton nëse prek logon dhe vulën e PD. Ne do fitojmë!

20:08, 20/01/2023
A+ Aa A-

Kreu i PD, Sali Berisha, i ka bërë thirrje Edi Ramës të mos përpiqet të prekë flamurin, logon apo vulën e PD-së.

Në fjalën e tij me rastin e 32 vjetorit të krijimit të PD në Elbasan, Berisha akuzoi Ramën se po ndalon regjistrimin e PD në gjykatë sepse e ka frikë PD dhe popullin opozitar.

“Nuk kemi menduar kurrë as të blejmë kryetarë opozite as të përpiqemi me makinacione të ulëta t'u marrim flamur logo e vulë, por i them këtu, do të kesh fatin që meriton nëse guxon t’i prekësh. Gjykata ia ka njohur PD-së. Ndalon regjistrimin e tyre se ke tmerr nga PD dhe populli opozitar. Bëhu gati të përballesh. Ne do fitojmë. Do marrim pjesë në zgjedhje”, tha ai.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco