'Viti 2023 është viti i ndryshimit'/ Mesazhi i Metës pas takimit në PD

'Viti 2023 është viti i ndryshimit'/ Mesazhi i Metës pas takimit në PD

12:13, 06/01/2023
A+ Aa A-

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, zhvilloi një takim në selinë e Partisë Demokratike me Sekretarin e Përgjithshëm të PD, Flamur Noka.

Fokusi i bisedimeve ishin zgjedhjet e 14 majit dhe aleanca mes dy partive.

Kreu demokrat, Sali Berisha, mungoi në takim dhe nuk do të zhvillojë këtë të premte as konferencën e përjavshme me gazetarët, për shkak të gjendjes gripale.

Paso doli nga selia e PD, Meta nuk foli për mediat por tha vetëm: “Është viti i ndryshimit”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco