‘Nuk heq dorë nga amnistia fiskale’/ Vasili: Rama kokë e këmbë peng i pastrimit të parave

‘Nuk heq dorë nga amnistia fiskale’/ Vasili: Rama kokë e këmbë peng i pastrimit të parave

12:59, 18/12/2022
A+ Aa A-

Deputeti i PL-së Petrit Vasili ka reaguar pas deklaratave të kryeminsitrit Edi Rama se amnistinë fiskale do ta realizojnë edhe pa miratimin e partnerëve ndërkombëtar ShBA dhe BE.

‘Aministia Fiskale, Porti i Durrësit dhe kullat pa fund nëpër Tiranë janë tre këmbët e pirostisē, që e ka emrin lavatriçe gjigande e pastrimit të parasë së Ramës. Çdo Ligj apo VKM e qeverisë së Ramës ka kryefjalë pastrimin e parasë së pisët’, shkruan Vasili në Facebook.

Postimi i plotë:

Rama koke e kembe peng i pastrimit te parave, nuk heq dore nga Amnistia!

Aministia Fiskale, Porti i Durresit dhe Kullat pa fund neper Tirane jane tre kembet e pirostisē, qe e ka emrin lavatriçe gjigande e pastrimit te parase se Rames.

Çdo Ligj apo VKM e qeverise se Rames ka kryefjale pastrimin e parase se piset.

Ky Rama deklaroi sot se do ta beje patjeter Aministine Fiskale pavarsisht se BE dhe SHBA jane kunder.

Shqiperia kur Rama erdhi ne pushtet vetem per shkak te qeverisjes se tij u rifut nga Moneyval i Keshillit te Europes ne listen e zeze te vendeve, qe pastrojne para te pista.

Ky Rama, qe nga mengjesi ne darke flet per nderkombetaret, fshihet pas deklaratave te tyre dhe eshte bere megafon qesharak i tyre, kur vjen fjala per pastrimin e parave eshte egersisht kunder tyre.

Por kur po keta nderkombetare Keshilli i Europes, Parlamenti Europian, FMN, Banke Boterore, BE dhe SHBA jane kunder amnistise fiskale ne menyre shume te qarte dhe te prere, po ky megafoni Rama thote qe do ta bejme amnistine dhe s'pyesim per nderkombetaret.

Rama dhe te tijte e duan me pa derman Aministine vetem e vetem per miliardat e grabitura nga korrupsioni i tyre dhe per asnje qellim tjeter.

Emigrantet kane tridhjet vjet qe punojne e derdhin djerse dhe jetojne me kursimet e tyre, dhe parate  i perdorin dhe i depozitojne ne banka pa problem ne vendet ku jetojne fale ligjeve te qarta te atyre vendeve.

Emigrantet nuk jane milardere, por njerez te punes se ndershme dhe s'kane gje per te fshehur lidhur me te ardhurat e tyre.

Emigrantet e dine shume mire se nuk mund te kalojne ne menyre ilegale nga kufijte e vendeve ku jetojne  qindra mijra e miliona euro qe ti depozitojne ne Shqiperine e Edi Rames sepse do te burgoseshin dhe do te humbisnin cfare kishin arritur me aq mund e sakrifica.

Parate e pista te pastruara neper Shqiperi kane sjelle shpopullim masiv tragjik, papunesi, varferi, qe thellohet si ne asnje vend te Europes, kriminalitet te shtuar dhe mbreterim te narkotrafikanteve.

Pra eshte e qarte ne driten e diellit se Shqiperia vetem ka pare nje mije e nje te zeza nga pastrimi i parave dhe asgje tjeter.

Ndaj Edi Rama kerkon me kembengulje aministine per pastrimin e miliarda euro te grabitura nga qeveria e tij sepse permes tyre kerkon te bleje zgjedhjet dhe te shantazhoje ke te doje.

Ky eshte nje skenar i deshtuar sepse shqiptaret e njohin tashme mire Edi Ramen dhe e dine qe ai eshte shkaktari kryesor dhe i vetem i varferise e mjerimit se tyre.

Shqiptaret e dine mire qe nuk jane te varfer por jane te vjedhur!!

#JemiTeVjedhurSjemiTeVarfer

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco