Berisha: Rama ka urdhëruar Shërbimin Informativ të mos komunikojnë me partnerët perëndimorë

Berisha: Rama ka urdhëruar Shërbimin Informativ të mos komunikojnë me partnerët perëndimorë

10:12, 17/12/2022
A+ Aa A-

Për herë të parë, kryetari demokrat, Sali Berisha denoncoi dje se kreut të SHISH-it, Helidon Bendo, i është mbyllur dera e shërbimit.

Sipas tij, kreu i SHISH-it pasi është kthyer nga SHBA-ja ku ishte për trajnim, nuk ka mundur që të rimarrë postin e tij.

“Informoj shqiptarët se në dhunim flagrant të Kushtetutës së vendit, në një akt mafioz të pashembullt, shefit të Shërbimit Informativ, të emëruar në përputhje me Kushtetutën e vendit nga Presidenti i Republikës, të dërguar për shkollim në SHBA, pas kthimit nga shkollimi në kundërshtim me ligji, i mbyllen dyert e shërbimit dhe nuk i lejohet të marrë detyrën, pa asnjë akt, pa asnjë vendim, të atij që supozohet të jetë kryetar shteti, dhe që mbron firmën e institucionit.

Shefi i Shërbimit Informativ Kombëtar, propozohet nga kryeministri, por emërohet nga presidenti, dhe po me ligj, ai u raporton të dyve. Ky është një akt i turpshëm, që dëshmon se këtu nuk ka shtet, por ka vetëm një njeri që nuk njeh ligj, Kushtetutë dhe parim dhe ky është Edi Rama.

Ju mund të merrni deklaratat e mia për Helidon Bendon, asnjë konsideratë të veçantë nuk kam shprehur, përkundrazi kam shprehur të gjithë rezervat e mia. Por a mund të pranohet një akt banditesk, një akt banditesk. Nëse Edi Rama e konsideron atë spiun të amerikanëve, francezëve apo gjermanëve, ai duhet të bëjë transparencë para shqiptarëve, sepse për aq kohë sa Helidon Bendo ka kryer atë detyrë, ka drejtuar një institucion kushtetues. Është një emërtesë kushtetuese. Emërohet nga kreu i shtetit dhe nuk ka askush të drejtë, pa pëlqimin e kreut të shtetit, me shkrim, as ta pezullojë, as ta shkarkojë. Këto janë akte banditeske, akte të turpshme,” tha Berisha.

Berisha tha se i dërguari i Ramës në këtë institucion, Oljan Kanushi ka marrë dy udhëzime: të mos komunikojë me partnerët dhe të përndjekë opozitën.

“Unë ju kam informuar që ku Kanushi që ka dërguar Edi Rama nga enturazhi i tij më i ngushtë, nuk ka punuar një ditë të vetme. Nuk ka qenë as informator. Dhe merr shërbimin si një militant i verbër. Me dy porosi, e para që do lartësohesh në detyrë nëse nuk komunikon me partnerët. Është absolutisht e vërtetë kjo. Nuk ka ndodhur kurrë, një porosi e tillë nuk është dhënë kurrë. Pa komunikim me partnerët, shërbimi është larg çdo mundësie për të përmbushur objektivat e tij për sigurinë kombëtare. Shërbimi informativ nuk ka fuqi imponimi të ligjit. Është thjesht mbledhës informacioni, sepse të atillë e ka përcaktuar ligjvënësi. Edi Rama u kërkon që çdo bashkëpunim me shërbimet partnere, të kalojë direkt nga Edi Rama. Po sikur të na e çojë në Beograd këtë bashkëpunim Edi Rama?

Së dyti, porosia e dytë që u jep Kashani vartësve është të mos sillni informacion për ministrat dhe zyrtarët e lartë, në një kohë që ndjek në mënyrë patologjike çdo veprim të opozitës. Për të cilën nuk kam kundërshtime, le ta ndjekë. Ai ka detyrë, përsa kohë ligji nuk e ndalon, Shqipëria nuk e ndalon shërbimin që të ndjekë veprimtarinë për qëllime sigurie. Por ata e përdorin për qëllime politike, se ai raporton çdo gjë, çka është e ndaluar. Ai e përdor shërbimin për të mbikëqyrur opozitën dhe veprimtarinë e saj.

Ky nuk është preokupimi im. Preokupimi im kryesor është se nuk ka ligj më. Ky merr e heq atë Gledis Nanon, pse shkove në ambasadë. Çfarë the aty. Ka një mision të DEA-s aty që po kontribuon për kapjen e kokainës. Ka një hetim ndërkombëtar, ka pasur edhe më parë, për aktivitetin e call-centerave, ku vëllai i tij është suspekt. Ky, në këtë mënyrë, për të ruajtur veten dhe klanin e tij, po shkatërron shtetin,” tha Berisha.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco