Skandali me sanksionet/ Rusia e ndihmoi Ramën për të promovuar nismën e ‘Ballkanit të Hapur’

Skandali me sanksionet/ Rusia e ndihmoi Ramën për të promovuar nismën e ‘Ballkanit të Hapur’

09:56, 17/12/2022
A+ Aa A-

Gazeta malazeze Pobjeda, ka publikuar detaje nga një skandal i përmesave ndërkombëtare.

Sipas gazetës, Shqipëria dhe Serbia kanë bashkëpunuar për të thyer sanksionet e vendosura ndaj Rusisë nga Bashkimi Europian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Gazeta shkruan se Beogradi dhe Tirana kanë përdorur edhe territorin e Malit të Zi për të thyer këto sanksione. Bëhet fjalë për mijëra tonelata me grurë dhe pleh kimik që ka lëvizur nga Porti i Durrësit në drejtim të Serbisë përmes Malit të Zi dhe anasjelltas.

Por ‘bomba’ e gazetës lidhet me faktin se ajo konstaton se këto lëvizje janë bërë të gjitha në kuadër të nismës së Ballkanit të Hapur. Madje autoritetet malazeze kanë mbyllur sytë përballë këtij skandali, për shkak të Ballkanit të Hapur.

Kjo konfirmon edhe njëherë se bëhet fjalë për një nismë ruso-serbe, ashtu siç pati deklaruar kryediplomati rus, Sergei Lavrov para disa kohësh. Por Rusia dhe Serbia e kanë ndihmuar Edi Ramën që të promovojë Ballkanin e Hapur.

Kujtojmë se në qershor të këtij viti, kur situata me furnizimin me grurë po bëhej shumë e vështirë, Rama pati deklaruar hapur se ai po siguron grurë falë nismës së Ballkanit të Hapur.

“Sot do të mbeteshim pa grurë nëse nuk do ishte për Ballkanin e Hapur,” tha Rama më 8 qershor. Sipas tij, kjo provon se Ballkani i Hapur nuk është as i Ramës dhe as i Vuçiçit.

Ndërkohë, thyerja e embargos ndaj Rusisë u ndal vetëm pasi u zbulua nga agjencitë perëndimore.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco