Ekspertja e ekonomisë Brisida Shehaj ka reaguar përmes një postimi në Facebook lidhur me zhvillimet e fundit që lidhen me kompanitë guackë të përfshira në projektin e Zvërnecit.
Ajo publikoi një dokument, sipas të cilit ministri i Financave i Holandës është thirrur në interpelancë për të dhënë sqarime mbi këto kompani të regjistruara në vendin e tij.
Shehaj ndalet veçanërisht te pyetja e pestë e dokumentit, ku ministrit i kërkohet të sqarojë nëse është i gatshëm të bashkëpunojë në mënyrë proaktive me SPAK për hetimin e kompanive në fjalë.
Duke krahasuar qasjen e institucioneve holandeze me atë të qeverisë shqiptare, ajo kritikon refuzimin e interpelancave të kërkuara nga opozita dhe i bën thirrje kryeministrit Edi Rama të japë shpjegime për çështjen e tokave në Zvërnec.
Postimi i plotë:
Ministri i Financave i qeverise Hollandeze eshte therritur ne interpelance ne lidhje me kompanite guacke te Zvernecit. (Dokumenti bashkelidhur)
Sipas dokumentit atij do i drejtohen disa pyetje, dhe interesante eshte pyetja numer 5, ku i kerkohet nese eshte i gatshem te bashkepunoje me SPAK ne menyre proaktive per te hetuar keto kompanite guacke.
Pra Ministri i Financave i Hollandes therritet te jap llogari per nje investim ne Shqiperi vetem sepse kompanite jane te regjistruara atje.
Kurse ne Shqiperi, qeveritaret tane me ne krye Edi Ramen rrefuzojne te gjitha interpelancat qe kerkojne Deputetet e opozites.
Ja per kete protestojne ata njerzit o Edvin…
Nderkohe kur tkesh terezi dil e thuaju cfare di per token ne Zvernec.

© SYRI.net