Lajmi i fundit

LIVE/ Dita e 22-të e protestës qytetare në Tiranë, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Edi Rama

Berisha ndan VIDEO-n: Diaspora në New York kundër Edi Ramës!

Berisha ndan VIDEO-n: Diaspora në New York kundër Edi Ramës!

18:13, 21/06/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Protestat e shqiptarëve, që prej ditësh kanë përfshirë vendin, tashmë siç dihet kanë kaluar kufijtë e Shqipërisë, duke u shtrirë edhe në shumë vende të botës ku jeton diaspora shqiptare. Revolta e nisur në Tiranë ka gjetur jehonë jashtë vendit, me tubime dhe protesta të organizuara nga shqiptarët në qytete të ndryshme.

Së fundmi, një protestë e madhe është zhvilluar në New York, ku qindra shqiptarë janë mbledhur për të shprehur pakënaqësitë e tyre dhe për të kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe të qeverisë së tij.

Pamje nga kjo protestë janë shpërndarë edhe nga kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha. Në një postim në rrjetet sociale, ai ka publikuar një video nga tubimi, të cilën e ka shoqëruar me mesazhin: “Diaspora në New York kundër Edi Ramës!”.

Postimi i Berishës:

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco