Publicisti Ylli Dylgjeri ka bërë një thirrje publike ndaj shoqërisë civile dhe organizatave ambientaliste për t’u organizuar në një aksion të përbashkët qytetar, me synimin për heqjen e objekteve dhe barrierave që, sipas tij, janë evidentuar nga SPAK si të lidhura me afera korruptive apo skena krimi.
Në një reagim në rrjetet sociale, ai përmend rastet e Kakomesë, inceneratorëve në Tiranë, anijeve të braktisura në Vlorë dhe traut të Rrugës së Kombit në Kukës, duke kërkuar ndërhyrje për rikthimin e ligjshmërisë dhe të pronave tek zotëruesit e ligjshëm.
Dylgjeri u bën thirrje organizatave dhe publikut të shqyrtojnë mundësinë e organizimit të një aksioni konkret për këtë qëllim.
Postimi i Dylgjerit:
Thirrje Shoqërisë Civile dhe gjithë Organizatave ambjentaliste! Ka ardhur koha që të organizohemi bashkë me publikun për të rrëzuar të gjithë ato gardhe dhe objekte që SPAK i ka evidentuar si skena krimi apo të akuzuara për korrupsion galopant dhe nuk po vepron!
Ndaj të ndërhyhet si në Kakome për ti prishur dhe kthyer pronarëve të ligjshem dhe Ligjit. Këto objekte fillojnë nga dera e mbyllur e Inceneratoreve në Tiranë, te dy Anijet fantazmë në Vlore, për të vazhduar deri te trau i atostradës së Kombit në Kukës të tjera. Arsyetoni dhe vendosni për aksionin.
© SYRI.net