Një valë protestash të organizuara nga shqiptarët e diasporës ka përfshirë disa nga qytetet më të mëdha të Europës, Amerikës, Australisë dhe më gjerë, duke nxjerrë në pah pakënaqësinë e madhe ndaj qeverisë së kryeministrit Edi Rama dhe situatës sociale e ekonomike në Shqipëri.
Në Milano, në zonën e Via Beltrami, dhjetëra shumë shqiptarë janë mbledhur për të protestuar kundër qeverisë. Me flamuj kombëtarë në duar dhe thirrje kundër qeverisë, protestuesit kanë shprehur revoltën e tyre.
Gazetarja Alba Kepi ka sjellë për SYRI pamje nga protesta në Milano, ku pjesëmarrja ka qenë e konsiderueshme. Pamjet tregojnë një numër të madh qytetarësh të mbledhur në manifestim, duke iu bashkuar kështu protestave të organizuara nga diaspora shqiptare në vende të ndryshme të botës.
© SYRI.net