Tensionet nga serbët në veriun e Kosovës, reagojnë ashpër NATO dhe BE

Tensionet nga serbët në veriun e Kosovës, reagojnë ashpër NATO dhe BE

17:57, 11/12/2022
A+ Aa A-

Sulmi me bombë-shok ndaj një patrulle të EULEX-it në veri të Kosovës ka ngritur në këmbë jo vetëm autoritetet e Kosovës, por edhe ato ndërkombëtare. NATO I kujton Serbisë se është e gatshme për të ndërhyrë në zonë dhe për të zbatuar mandatin që ka. Ndërsa shefi I diplomacisë europiane Josef Borrell deklaroi BE-ja nuk do t’i tolerojë sulmet ndaj EULEX-ii, ndërsa shtoi se barrikadat duhet të hiqen menjëherë nga grupet e serbëve në Kosovë.

Zëdhënësja e NATO-s, Oana Lungescu, ka dënuar sulmin me shok-bombë ndaj një patrulle të EULEX-it në veri të Kosovës.

Ajo shton se çdo sulm i tillë është i papranueshëm dhe përgjegjësit duhet të mbajnë përgjegjësi.

Ajo tha se Aleanca I bashkohet qëndrimeve të aleatëve të NATO-s dhe BE-në për të dënuar fuqishëm sulmin me granatë ndaj një patrulle të EULEX-it mbrëmjen e së shtunës. Çdo sulm i tillë, vijoi ajo në reagimin e përmes rrjeteve sociale, është i papranueshëm dhe përgjegjësit duhet të mbajnë përgjegjësi.

EULEX-i ka konfirmuar se nga ky sulm që ndodhi në Rudare nuk ka të lënduar dhe nuk janë shkaktuar dëme materiale.

Pas sulmit ndaj EULEX, ka reaguar kryediplomati evropian, Josep Borrell. Ai shprehet se Bashkimi Evropian nuk do t’i tolerojë sulmet ndaj EULEX-it.

BE-ja, tha ai, nuk do të tolerojë sulmet ndaj EULEX-it apo përdorimin e dhunës, dhe akteve kriminale në veri.

Borrell u shpreh I prerë teksa deklaroi se barrikadat duhet të hiqen menjëherë nga grupet e serbëve të Kosovës. Qetësia duhet të kthehet.

EULEX-i do të vazhdojë të koordinojë veprimet me autoritetet e Kosovës dhe KFOR-in, u shpreh Borrel, I cili e përmbyll mesazhin e tij duke thënë se të gjithë aktorët duhet të evitojnë përshkallëzimin e situatës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco