'Në 12 muaj anëtarët e PD-së votuan 5 herë'/ Berisha: Primaret rruga e vetme për t'i dhënë pushtetin qytetarëve

21:19, 04/12/2022
A+ Aa A-

Kryetari i PD, Sali Berisha ka falenderuar anëtarët dhe simpatizantët e PD që morën pjesë në primare. 

Nëpërmjet një konference për mediat nga selia blu, Berisha tha se primaret janë rruga e vetme për t'i dhënë pushtetin anëtarëve dhe simpatizantëve të PD. 

Lideri demokrat theksoi se në 12 muaj, anëtarët e PD votuan 5 herë. 

"Erdha të falënderoj me shumë përzemërsi sot ata dhjetëra mijëra anëtarë dhe simpatizantë të PD që votuan në të 4 anët e vendit, për kandidatët për kandidatët për qytetarë të parë të bashkive. Një falënderim të veçantë kam për ata që morën pjesë në këtë garë, e fisnikëruan garën, e pashembullt, paparë ndonjëherë me mbi 200 e ca burra e gra, të rinj, anëtarë të PD, shoqëri civile. Pra prurje të larmishme. 

Me angazhimin e tyre, e bënë garën më kuptimplotë, më të fisshme, më të pashembullt në historinë e vendit. Të falënderoj shumë të gjitha strukturat e PD-së në të gjitha degët, që u angazhuan me përgjegjësi të madhe në angazhimin sot të këtij procesi. Falënderoj Komisionin e Operacioneve Zgjedhore, që ka përballuar një vëllim pune të jashtëzakonshme gjatë këtyre ditëve dhe sidomos sot. 

Unë me këtë rast, dua të theksoj se, sot ishte hera e pestë që nga 18 dhjetori 2021, që anëtarët dhe anëtaret e PD-së, sot dhe simpatizantët e saj, folën vendosën dhe firmosën me votën e tyre. Nuk besoj se të ketë një forcë tjetër politike gjëkundi që në një hark kohor 12 mujor, të ketë ushtruar me të gjithë anëtarësinë e saj, 5 herë votën e tyre".

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco