Meta: Në 24 vjet që nga Kushtetuta, Shqipëria pa referendum, pa llogaridhënie

Meta: Në 24 vjet që nga Kushtetuta, Shqipëria pa referendum, pa llogaridhënie

14:05, 22/11/2022
A+ Aa A-

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka sjellë në vëmendjen e qytetarëve shqiptarë sot një moment historik për ta, 22 nëntorin e vitit 1998, ditën kur Shqipëria u bë me Kushtetutë falë një referendumi popullor.

Dhe po ashtu, Meta ka shprehur keqardhjen e thellë se 24 vjet pas kësaj dite, populli shqiptar nuk ka mundur të ushtrojë dot të drejtën e tij për referendum, që siç theksoi, i jepet sa herë klasa politike del jashtë kontrollit.

“Do doja të nisja këtë komunikim duke kujtuar sot, me shumë nderim, pikërisht 22 nëntorin 1998, ditën kur përmes referendumit, populli i Shqipërisë vendosi të sillte në fuqi, Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë, - tha Meta. 

"Natyrisht kjo që është një nga ngjarjet më pozitive për demokracinë, për përpjekjet tona për të ndërtuar shtetin e së drejtës, sigurisht që meriton të kujtohet, por edhe të analizohet se që nga ai moment, në 24 vite, Shqipëria nuk ka realizuar asnjë referendum edhe pse populli i Shqipërisë e vendosi referendumin në Kushtetutën e Republikës si mundësinë e tij për ta ushtruar sa herë që do të dilte jashtë kontrollit të sovranit, klasa politike.

Dhe në këto 24 vite pa referendum dhe sot pa llogaridhënie me pothuajse nivel zero të llogaridhënies në çdo nivel vendor dhe qendror, vijmë tek një situatë tepër dramatike që nuk është e para por e përsëritur, tek përmbytja, tek përmbytja që nuk erdhi nga shiu dhe as nga perëndia, por erdhi vetëm nga korrupsioni të cilin e kemi argumentuar në mënyrë të vazhdueshme, sidomos për sa i takon keqmenaxhimit të sektorit të energjisë elektrike.”

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco