Lajmi i fundit

Shpërthim me tritol në Fushë Krujë

Berisha: Më 6 dhjetor, liderëve të BE do t'u tregojmë se po vijnë në një vend që është poshtë Vietnamit komunist

12:29, 19/11/2022
A+ Aa A-

Kryetari i PD-së, Sali Berisha, iu përgjigj pyetjes së një gazetari sot pas vizitës në Panairin e 25 të Librit në Tiranë, lidhur me protestën e 6 dhjetorit.

Pyetje: Qeveria ka pasur një qëndrim në lidhje me datën e protestës, 6 dhjetorit kur pritet të mblidhet dhe një samit i vendeve të BE-së dhe Ballkanit Perëndimor, duke e quajtur vendosjen e datës 6 dhjetor si një qëndrim anti-europian. Cili është mendimi juaj?

Sali Berisha: Është një qëndrim kryekëput pro europian, një qëndrim që synon t'i thotë Europës së krahas narkoshtetit të Edi Ramës, krahas politikave të shpopullimit që shndërroi shqiptarët në kombin e gomoneve, krahas regjimit të monizmit të plotë që e ka degdisur Shqipërinë 4 vende nën Vietnamin komunist për indeksin e zbatimit të ligjit. 

Pra, të rikujtojmë ne që ata vijnë në një vend që është poshtë Vietnamit për standardet e demokracisë, është dhe një popull i tërë i fuqishëm opozitar, që do të mbushë sheshet e rrugët, nga e gjithë Shqipëria në mbrojtje të idealeve demokratike evropiane dhe të ëndërrës evropiane të shqiptarëve.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco