Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha

VIDEO-SYRI TV/ 1.6 milionë m² leje ndërtimi vitin e kaluar, PBB i ndërtimit arriti 180 miliardë lekë

12:51, 18/11/2022
A+ Aa A-

Viti 2021 ka shënuar një rritje rekord në vitin 2021, me 1. 6 mln leje ndërtimi të dhëna dhe produkt të brendshëm bruto prej 180 miliardë lekë.  Hovi i rritjes së sektorit të ndërtimit ka nisur nga viti 2013, duke arritur kulmin vitin e kaluar, ndërsa pritet që rritja të vijojë.

Nga SYRI TV

Sektori i ndërtimit ka pësuar rritje të fortë vitet e fundit, pas rënies, që kishte nisur nga 2008, duke arritur një rekord të ri në vitin 2021.

Sipas të dhënave të INSTAT, Produkti i Brendshëm bruto i sektorit të ndërtimit, arriti në 180 miliardë lekë në vitin 2021, duke shënuar një nivel rekord historik.

 Në vitin 2013, ndërtimi arriti në nivelin më të ulët që prej 2005-s. Por, pas këtij viti, iu kthye sërish rritjes.

Kjo tendencë pritet të vijojë, bazuar në sipërfaqen e lejeve të ndërtimit në 2021 dhe 6 mujorin e parë 2022.

Sipas INSTAT, në vitin 2021, sipërfaqja e dhënë për leje ndërtimi në kryeqytet ishte 1.6 milionë metra katror, nivel rekord të paktën që nga viti 2010, raporton Monitor.

Po sipas INSTAT, vetëm në 6-mujorin e parë 2022 u dha në kryeqytet gati 1.2 milionë m2 sipërfaqe leje ndërtimi, ose sa 75% e sipërfaqes së dhënë për gjithë vitin 2022.

Fondi Monetar Ndërkombëtar, në deklaratën e fundit për Shqipërinë, ka këshilluar që të tregohet kujdes për ndikimin që mund të ketë vrulli i ndërtimeve dhe zgjerimi i tregut të pasurive të paluajtshme në stabilitetin e sektorit financiar.

Edhe sektori i pasurive të paluajtshme ka përshpejtuar ritmet e rritjes duke filluar nga 2018-a. Sipas INSTAT, PBB me çmime korente arriti në 112 miliardë lekë, në 2021-n, duke arritur nivelin më të lartë historik të pas tranzicionit .

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco