Lajmi i fundit

KUSH PAGUAN/ Profesionistët e lirë, sa do paguajnë tatim-fitim?

Kur dëgjon çdo gjë për Portin e Durrësit, por jo fjalën kyç ‘Studim Fisibiliteti’

Kur dëgjon çdo gjë për Portin e Durrësit, por jo fjalën kyç ‘Studim Fisibiliteti’

12:06, 18/11/2022
A+ Aa A-

"Fjala kyçe, hapi i parë që një vendimmarrje e tillë të jetë e drejtë edhe e arsyetuar, është Studimi i Fisibilitetit, i cili duhet të tregojë që ky projekt është pikë së pari "i nevojshëm"për ekonominë."

Nga Irena Beqiraj.

Në pikën 9 të Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 1030 të miratuar që në vitin 2015 thuhet se "Çdo investitor, i cili kërkon pjesëmarrjen shtetërore në një investim strategjik, përveç  dokumentacionit për përfshirjen në procedurat administrative të investimeve strategjike dhe  atë mbi garancitë financiare, duhet të paraqesë pranë Agjencisë Shqiptare të Zhvillimit të Investimeve edhe dokumentacionin e mëposhtëm: a) Planin e plotë të biznesit, në të cilin përcaktohen edhe detyrimet përkatëse të propozuara në ngarkim të investitorit strategjik e të shtetit, si dhe kostot përkatëse; b) Studimin e plotë të fizibilitetit, i cili përfshin në mënyrë të detajuar analizën dhe vlerësimin  teknik, ekonomik dhe tregtar të projektit, si dhe provon se projekti është i përshtatshëm, i  nevojshëm dhe i realizueshëm...”

Në lidhje me projektin e portit të Durrësit kam dëgjuar çdo fjalë të mundshme, kam dëgjuar që ka edhe një plan biznesi, por nuk kam dëgjuar kurrë të flitet për Studim Fisibiliteti.

Pra, a ka Studim Fisibiliteti?

Me vëmendje dëgjova dje shumë analistë, të cilët ndër të tjera thoshin që nuk ka nevojë për prokurim për projektin e Portit të Durrësit, sepse është investim strategjik, apo të tjerë që merreshin me emra investitorësh dhe llogari me gishta që japim aq e marrim kaq !

Natyra e projektit të portit të Durrësit është e përzierë, pra është investim strategjik edhe e drejtë konçesionare për ndërtimin edhe operimin e portit të jahteve.

Edhe ligji i investimeve strategjike është i qartë për këtë. Në nenin 17 të ligjit thuhet:

"Kur legjislacioni në fuqi parashikon zhvillimin e procedurave konkurruese/tenderuese/ konçesionare vetëm pas përzgjedhjes së subjektit fitues të garës dhe nëse projekti i propozuar përmbush kërkesat e këtij ligji,  Agjencia -  në bashkëpunim me institucionet/entet përgjegjëse për investimin strategjik, sipas fushave të përgjegjësisë, vlerëson projektin e propozuar dhe - i propozon Komitetit të Investimeve Strategjike miratimin  e statusit “Investim/investitor strategjik, procedurë e asistuar/e veçantë”.

Jo vetëm që duhej procedurë konkuruese, por ajo domosdoshmërisht do të duhej të kryhej mbi bazën e një Studimi Fisibiliteti.

Pra fjala kyçe, hapi i parë që një vendimmarrje e tillë të jetë e drejtë edhe e arsyetuar, është Studimi i Fisibilitetit, i cili duhet të tregojë që ky projekt është pikë së pari "i nevojshëm"për ekonominë.

Pa Studim Fisibiliteti, çdo debat, çdo opinion pro apo kundër në Kuvend, ekran apo rrjete sociale bie në kategorinë e tjerrjes apo në shërbim të politikës, aspak të publikut.

Si qytetare e thjeshtë edhe si ekonomiste ju lutem, jepini publikut Studimin e Fisibilitetit.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco