Bogdani: Bashkia që s'i sheh shkeljet në kulla, dhunon ata që mundohen të mbijetojnë

Bogdani: Bashkia që s'i sheh shkeljet në kulla, dhunon ata që mundohen të mbijetojnë

11:39, 18/11/2022
A+ Aa A-

Skena e dhimbshme që u filmua në Tiranë, kur një fëmijë i shtresës më të varfër të popullsisë, një fëmijë që punonte për bukën e gojës me një karrocë, e godiste atë pasi u ndalua nga Policia, ka ngjallur revoltën e politikanit demokrat, që synon ta drejtojë bashkinë e Tiranës: Gerti Bogdani.

Pas këtij momenti, Bogdani e hodhi vështrimin nga institucioni që drejton sot Erion Veliaj.

“Bashkia Tiranë nuk i sheh shkeljet e pallateve që mbijnë pa kriter dhe nuk zbatojnë as distancat, as gjelbërimin e nevojshëm, as hapësirat publike – shkroi ai në Fb.- Nuk i sheh katet shtesë pa leje në kullat shumë katëshe dhe shkeljet flagrante të ligjit në këtë qytet, por shkon me vrap të dhunojë çdo ambulant, çdo njeri që mbledh kanoçet e çdo njeri që mundohet në mënyrë të dëshpëruar të mbijetojë, atje ku nuk i ofrohet asnjë mundësi reale për punësim e mbijetesë, sidomos kur është nga shtresat e margjinalizuara.

Kjo gjë do të ndryshojë, sepse në këtë qytet duhet të respektohen të gjithë duke u ofruar mundësi, ligjshmëri dhe dinjitet!” theksoi Gerti Bogdani në mesazhin e tij.  

Image

Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco