Primaret/ Nazlie Laçi kandidon në Has: PD është bashkuar dhe forcuar

Primaret/ Nazlie Laçi kandidon në Has: PD është bashkuar dhe forcuar

11:21, 18/11/2022
A+ Aa A-

Nazlie Laçi prezantoi kandidaturën në primare për Bashkinë e Hasit. Ajo tha në një deklaratë nga selia e PD, se demokratët në Has janë të bashkuar.

DEKLARATA E PLOTE

Të nderuar qytetarë, anëtarë dhe simpatizantë të Partisë Demokratike

Unë Nazlie Laçi, prezantoj kandidaturën time në primare, për Bashkinë Has

Falë primareve në Partinë Demokratike, sot secili nga anëtarët dhe simpatizantët mund të shprehë lirisht vullnetin për të zgjedhur kandidatin që mendon që do ta përfaqësojë më mirë si drejtues i Bashkisë nesër.

Kandidoj për herë të parë pas 20 vitesh kontribute në Partinë Demokratike, si anëtare kryesie, sekretare e degës, anëtare e Këshillit Bashkiak, kryetare e Grupit të Punës për Riorganizimin e Degës dhe sot si anëtare e Këshillit Kombëtar të PD.

Si fillim dua të shpreh mirënjohje dhe respekt për anëtarët e Partisë Demokratike ndër vite dhe veçanërisht për qëndrestarët dhe aktivistët, për kontributin e tyre në Rithemelimin e Degës PD-Has.

Ndihem e nderuar dhe krenare që në ditët e vështira që kaloi Partia Demokratike, hodha hapin si drejtuese e Grupit të Punës për Riorganizimin e Degës Has në momentet më delikate, duke iu gjendur afër demokratëve, afër qëndrestarëve, këtyre njerëzve të besës e të punës.

Në sajë të këtij bashkëpunimi të ngushtë arritëm që ta bashkojmë, forcojmë dhe rritim Partinë Demokratike në Has dhe sot është një degë me struktura të konsoliduara.

Sot kërkoj për herë të parë votën tuaj, besimin tuaj, e kërkoj me krenari për kontributin dhe besnikërinë që më ka shoqëruar gjatë gjithë këtyre viteve.

Sot ndihem shumë e shqetësuar për ditët që kalon populli hasjan, gjendja e vështirë e kësaj zone, e këtyre njerëzve shumë bujarë dhe shumë punëtorë që kanë larë botën me djersën e tyre në kërkim të një të ardhme më të mirë. 

E dhimbshme të flas në këtë situate dhe të di që më dëgjojnë njerëz me shpresën e varur te emigrimi, familjarë që bijtë i kane nisur rrugëve të botës. Kjo qeveri shuajti shpresën për një të ardhme dinjitoze në këtë vend.

Të nderuar anëtarë dhe simpatizantë, ju bëj thirrje që të bashkohemi dhe të bëhemi vet Zot i fateve tona, duke ju garantuar se me mbështetjen tuaj do jem shumë e vendosur dhe e angazhuar për t’i shërbyer me përkushtim Hasit dhe hasjanëve dhe të rikthejmë fitoren e munguar prej shume vitesh.

Faleminderit!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco